Zbulohet hoteli me prostituta, ndalohen katër shtetas
12/07/2009 Operacioni “Turisti”, kapen në flagrancë dy femrat, njëra vetëm 18 vjeç
Policia: Një burrë dhe një grua, tutorë të dy prostitutave
Zbulohet hoteli ku ushtrohej prostitucion, ndalohen katër shtetas. Policia e Elbasanit ka realizuar operacionin e koduar “Turisti” në një hotel në afërsi të fshatit Xibrrakë në rrugën nacionale Elbasan-Tiranë. Operacioni është finalizuar në mesditë pas një bashkëpunimi me Prokurorinë e rrethit. Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Madrit A., i vitlindjes 25.11.1955, me banim në fshatin Xibrrakë, Q.P. 18 vjeçe me banim në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan, Pranvera B., 36 vjeçe, me banim në Elbasan dhe Sanije V., 38 vjeçe, me banim në këtë qytet. Burime nga seksioni kundër trafiqeve në policinë e Elbasanit pohuan se arrestimi i tyre u bë pas një pune të gjatë investiguese, e cila kishte nisur muaj më parë. Në përfundim të hetimeve rezultoi se shtetasi Madrit A. në bashkëpunim me shtetasen Pranvera B., mbante ambiente për ushtrim prostitucioni në fshatin Xibrakë, ku kishte në pronësi të tij hotel “Turisti”. Ndaj tyre rëndon akuza e “mbajtjes së ambienteve për ushtrim prostitucioni”. Ndërsa shtetaset Q.P dhe Sanije V. akuzohen për veprën penale të “ushtrimit të prostitucionit”. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 5 telefona celularë të markave të ndryshme, 1100 euro si dhe 700 mijë lekë. Grupi hetimor po grumbullon të dhëna për mënyrën se si vepronte rrjeti, rekrutimet dhe shumat që ata përvetësonin. Prej muajsh hoteli i vendosur shumë pranë rrugës nacionale ishte vënë nën survejimin e agjentëve të luftës kundër prostitucionit. Madje dyshohet se agjentë janë infiltruar për të zbardhur edhe funksionin e këtij hoteli, i cili ishte kthyer në një bazë prostitucioni. Mbajtja e dy femrave dhe menaxhimi nga ana e një tjetre ishte një sistem që tërhiqte klientë dhe kjo dyshohet se funksiononte prej kohësh. Vlera e parave ishte e ndryshme për të dyja femrat dhe sipas të dhënave të para ato varionin nga 50 deri në 100 mijë të vjetra. Klientët ishin të rastësishëm, të moshave të ndryshme që kishin informacion dhe kërkonin “menynë” e tyre të preferuar. Gjithsesi pronari i ka mohuar akuzat duke thënë se gratë ishin punonjëse dhe kujdeseshin për hotelin. Sipas tij, ato nuk kishin asnjë funksion tjetër, por burime të policisë bëjnë të ditur se ekzistojnë prova të mjaftueshme që vënë para drejtësisë të ndaluarit. L. Lleshi