Wilshere në Bolton

Bolton ka transferuar mesfushorin e ri të Arsenalit, Jack Wilshere, në formë huazimi, deri në fund të sezonit. 18-vjeçari, i cili ka përfaqësuar Anglinë në shkallën U16 dhe U21, spekulohej se mund t’u bashkohej një numri të madh të klubeve angleze.
“Jack është i talentuar, i ri dhe futbollist i uritur. Mendoj se ka të ardhme të ndritur”, tha menaxheri i Boltonit, Owen Coyle. Wilshere u bë futbollisti më i ri që ka përfaqësuar Arsenalin, në moshën 16 vjeç dhe 256 ditë.