E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa: Dëmi, më i madh se 6 miliardë lekë

Dëmi total që do të kompensohet nga qeveria gjatë ditëve në vazhdim do të publikohet gjatë ditës së sotme, pas analizave të bëra nga ana e grupeve të specializuara të verifikimit. Sipas zv.ministrit Oketa, parashikohet që ky dëm të jetë më i madh se 6 miliardë lekë, që është edhe Fondi i Kontigjencës i vënë nga qeveria në dispozicion të dëmeve të shkatërrimit në Gërdec dhe në të gjithë komunën Vorë, ku ka dëmtime të shumta. “Janë rreth 1 500 dosje të përgatitura tashmë nga ana e specialistëve të vlerësimit të dëmeve në terren”, - ka bërë të ditur zv.ministri Oketa. Por nga deklarimet e bëra nga ana e të dëmtuarve, numri i pasurive që kërkojnë një zhdëmtim i kalon 2 mijë, në të gjithë bashkinë Vorë. Sipas vlerësimeve, janë rreth 400 banesa që kërkojnë ndërtim nga e para. Këto i përkasin zonës afër shpërthimit të një jave më parë. Ndërsa, përsa i përket të gjithë orendive të dëmtuara thuajse tërësisht, në një pjesë të madhe të banesave të fshatit Gërdec, por edhe më gjerë, dëmshpërblimi do të realizohet nëpërmjet vetëdeklarimeve, në bashkëpunim me vlerësimet e bëra në terren nga grupet e Agjencisë së Legalizimet.
Udhëzimi, 200 mijë lekë për familje
Tashmë prej 2 ditësh, familjet të cilat nuk kanë shtëpi ku të banojnë janë duke u trajtuar me një ndihmë prej 50 mijë lekësh për person, por jo më shumë se 200 mijë lekë për familje. Udhëzimi është nxjerrë nga ana e Ministrisë së Financave, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme. Në këtë udhëzim të dy ministrive i është vënë edhe një emër Hiroshimës shqiptare, që në këtë vendim emërtohet “Aksident Teknologjik”. Këto do të jenë edhe ndihmat e para që do të jenë në dispozicion për të gjithë të dëmtuarit, që tashmë duhet të presin deri në ndërtimin e shtëpive të tyre, proces që duhet të nisë nga fillimi.  
Skema e kompensimit
Shtëpitë e dëmtuara plotësisht
Dëmshpërblimi   25 000 lekë m2
Vlera totale për banesë (sipërfaqja në m2 shumëzuar me 25 000 lekë). P.sh., një shtëpi 100 metër/katror do dëmshpërblehet me një vlerë prej 2.5 milionë lekë të reja
Shtëpitë e dëmtuara pjesërisht
Dëmshpërblimiçmimet e punimeve të caktuara nga
Enti i Banesave
Për banorët e shtëpive të pabanueshme
Dëmshpërblimi  50 mijë lekë për banor por jo më shumë se 200 mijë
lekë për familje
Bizneset e dëmtuara
Dëmshpërblim sipas vlerësimit në terren dhe deklaratës tek tatimet
Fitimi i munguar do kompensohet nga zbritja në taksa
Nuk kompensohen bizneset e siguruara për këtë rrezik

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›