Topalli akuzon Ruçin: Ke vrarë katër fëmijë në kufi
Debat mes maxhorancës dhe opozitës në parlament për ish-pronarët.
Parlamenti u përfshi dje në debate të ashpra mes kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetarit të Grupit të socialistëve, Gramoz Ruçi, lidhur me krimet e komunizmit. Kryeparlamentarja Topalli i ka cilësuar si absurde premtimet e të majtëve se do të zgjidhin çështjen e pronës dhe barazisë sociale me ardhjen e tyre në pushtet. Të shoh lotët e krokodilit të PS-së për ish-pronarë, nga kjo parti që për 20 vjet rresht u hoqi qytetarëve çdo të drejtë prone, është më shumë se hipokrite. Ndaj, e di si më duket kur flisni ju për ish-pronarët, me duket sikur dëgjoj Gramoz Ruçin që flet për të persekutuarit, deklaroi Topalli. Kryeparlamentarja deklaroi se opozita duhet të kërkojë ndjesë për krimet e komunizmit dhe për familjet e intelektualëve që janë burgosur padrejtësisht. Topalli akuzoi Ruçin për vrasjen e katër gjimnazistëve në kufij, trupat e të cilëve, sipas saj, u hodhën në rrugët e qytetit të Shkodrës. Zoti Ruçi thotë jam krenar sepse solli trupat e fëmijëve në rrugë të Shkodrës të vdekur. Krenar siç thotë ai shoku tjetër, Bushati, për babën e tij se i hoqët pronat. Krenar, sepse i futët në burg, jeni krenar ju. Kërkoni të falur, filloni nga falja, të paktën kërkoni të falur, deklaroi kryetarja e Kuvendit.
Reagimi i Ruçit
Kryetari i Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, hodhi poshtë akuzat e kryetares së Kuvendit, duke i cilësuar ato si shpifje politike. Ruçi mohoi lidhjet me ngjarjet e vrasjeve të 4 gjimnazistëve dhe kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të mos spekulojë. Zonjë mos luaj as me fatkeqësinë e 4 fëmijëve të Shkodrës që nuk kanë asnjë lidhje me personin tim, ose më mirë mund të them që kanë lidhje aq sa mund të kem me shefin tënd Sali Berishën në atë kohë, deklaroi Ruçi. Kreu i Grupit të PS-së theksoi se ishte krenar për punën e tij në Ministrinë e Brendshme që firmosi lirimin 1500 intelektualëve nga burgu, nuk u shënua asnjë viktimë gjatë ndërrimit të sistemit dhe mundësoi numërimin korrekt të votave në vitin 92. Kurse ju në gjithë historinë e zgjedhjeve dini vetëm të vidhni, merrni shembull se si zhvillohen zgjedhjet edhe në momentin e parë kur përmbyset një sistem 50-vjeçar diktatorial, theksoi Ruçi.
Pronat
Çështja e pronave ishte një pikë e debatuar ashpër në Parlament. Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi dje se ndryshimet në ligjin Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij u jep mundësi qytetarëve të privatizojnë të gjitha ndërtesat e ngritura me leje ndërtimi të rregullta mbi truall shtetëror në vitet 90. Projektligji propozon përfshirjen në procesin e privatizimit të shitjes së trojeve publike të një kategorie pronash, deklaroi Bode.
Debati ne kuvend
Jozefina Topalli: Të shoh lotët e krokodilit për ish-pronarë nga ajo parti që për 20 vjet rresht u hoqi qytetarëve çdo të drejtë prone është më shumë se hipokrite. Dhe natyrisht hipokrizinë e shoh të shëtisë në rrugë, në ekrane etj. etj. Imagjinoni pak kur baballarët tuaj kanë nxjerrë nga shtëpia me një strajcë me rroba dhe sia kanë dhënë për 50 vite. U kanë marrë dyqanet, u morën tokat, u kanë marrë pasurinë. Të paktën që mos themi që jeni hipokritë, kërkoni së pari të falur që i keni nxjerrë nga shtëpia dhe smundët të hynin në shtëpitë e tyre, në pasurinë e tyre, në oborrin e tyre. Në çdo gjë që ata kishin bërë me mund ndër vite. Ndaj, e di si më duket kur flisni ju për ish-pronarët, më duket sikur dëgjoj Gramoz Ruçin që flet për të persekutuarit.
Gramoz Ruçi: Sigurisht që e perifrazove atë që shefi jot tha para ca ditësh, dhe kuptoj që ju ka djegur shumë ajo që Partia Socialiste po bën me këtë shtresë të mashtruar dhe të gënjyer nga forca juaj politike. Për sa më përket mua zonjë, që shefi jot në 91 nuk pranoi ta botonte në gazetën e parë, RD, kërkesën e disa intelektualëve tiranas për të liruar intelektualët nga burgu. Kurse unë, Gramoz Ruçi, pas 10 ditësh që u vendosa në detyrën e ministrit të Brendshëm, kam vendosur 1500 firma, pikërisht mbi bazën e kësaj letre të intelektualëve ku u liruan njëherë e përgjithmonë këta intelektualë dhe këtë ta dish mirë, ti dhe shefi jot.
Jozefina Topalli: Zoti Ruçi, a ishit ju ministri i fundit i diktaturës, apo nuk ishit? Hajde…
Gramoz Ruçi: Edhe për këtë pyetje e dishit përgjigjen, por ti nuk ke si ta dish se vetëm thua vjershën që të tregon shefi jot. Unë, Gramoz Ruçi, jam bërë ministër i Brendshëm më 28 shkurt të 1991, dy muaj pasi ishte vendosur pluralizmit politik dhe kam qenë ministër i Brendshëm, jo i diktaturës, por i tranzicionit demokratik. Pra, në qoftë se nuk do të pranojmë këtë, nuk do të pranojmë që PD-ja dhe pluralizmi politik është vendosur në dhjetor të 1990-s, nuk do të pranojmë që Sali Berisha ka qenë kryetari i kësaj partie dhe PD-ja nuk është formuar dhe nuk u zhvilluan zgjedhjet. Kam qenë ministër dhe jam krenar që kam bërë tri veprime. Veprimi i parë, 1500 firma për të liruar të dënuarit politikë. Veprimi dytë, megjithëse u përmbys një sistem, nuk u thye asnjë xham, nuk u këput një lule, nuk u vra njeri. Për të hequr një njeri në 97 u vranë 4 mijë njerëz. Dhe veprimi i tretë, për herë të parë janë zhvilluar zgjedhje dhe janë numëruar vota kokërr me kokërr, pa u manipuluar, duke humbur edhe Ramiz Alia në mes të Tiranës. Kurse ju, në gjithë historinë e zgjedhjeve, dini vetëm të vidhni, merrni shembull se si zhvillohen zgjedhjet edhe në momentin e parë kur përmbyset një sistem 50-vjeçar diktatorial.
Jozefina Topalli: Është e vërtetë zoti Ruçi që shqiptarët ju përmbysën në 1991 me në krye Sali Berishën. Kjo është e vërtetë. Megjithatë, dita e demokracisë erdhi në 92. A ishit ju zoti Ruçi kur katër fëmijë të gjimnazit, 16-17 vjeç, në atë kohë i vratë në kufi dhe i morët trupat e tyre dhe i sollët fëmijët të gjimnazit, i sollët trupat e tyre në rrugët e qytetit tim? Këto ishin ato që bëtë ju zoti Ruçi, se kam vetëm me ty, por më të gjithë grupin. Ishte koha kur Sali Berisha, sepse jemi afër ditës së 22 marsit, ditës së madhe të demokracisë, ju rrëzoi, edhe Gramozin, edhe Pezajt edhe Beqajn. zoti Ruçi thotë jam krenar, sepse solli trupat e fëmijëve në rrugë të Shkodrës të vdekur. Krenar, siç thotë ai shoku tjetër, Bushati, për babën e tij se i hoqët pronat. Krenar, sepse i futët në burg, jeni krenar ju. Kërkoni të falur, filloni nga falja, të paktën kërkoni të falur.
Spiro Ksera: Faktikisht, në shkurt të 91, unë isha nga ata persona që mora rrugën për emigrim për të kaluar kufijtë dhe çtë shikoja atëherë, ishin mbushur kodrat dhe malet me kufoma të qytetarëve të pafajshëm. Kush ka urdhëruar vrasjen e tyre?
Gramoz Ruçi: Zonjë, mos luaj as me fatkeqësinë e 4 fëmijëve të Shkodrës, që nuk kanë asnjë lidhje me personin tim. Ose më mirë mund të them që kanë lidhje aq sa mund të kem me shefin tënd, Sali Berishën, në atë kohë. Ska ndodhur asgjë e tillë kur unë kam qenë në detyrë, kështu që mos spekuloni me çështje se ishit ju dikur në sallë dhe rasti i këtyre fatkeqësive që ndodhen në Parlament dhe që doni ti hiqni kafshatën e bukës. Dhe diskutoni për vrasjet në kufi, për të cilin kufij e keni fjalën, për kufijtë që nuk kishte, për atë që flas unë apo për atë që ska ekzistuar asnjëherë.***
Mimi Kodheli: Për fat të keq, qeveria e djathtë vazhdon ti quajë pronarët ish-pronarë dhe si të tillë janë quajtur nga politika në 20 vite. Por, nuk mund të quhen më të tillë. Me pronarët ne do të ndërtojmë një marrëdhënie tjetër, do ti trajtojmë ata si një potencial i zhvillimit të vendit, duke i dhënë fund talljes së qeverisë me pronarët. Në do të vendosim në vend dinjiteti