Grupi i dhunës me vezë para Kuvendit, i bllokon Policia

Të përndjekurit me vezë pas ndalimit nga policia
Si u zbulua plani i ish-të dënuarve politikë.
Nuk do ta lëmë me kaq. Po na ruan policia çdo të enjte, ndaj do ti rrahim nëpër shtëpi
Ashtu siç kishin paralajmëruar, ish-të dënuarit politikë tentuan dje të godisnin ministrat para selisë së Parlamentit, si protestë për vonesat në marrjen e dëmshpërblimit për vitet e burgut. Por këtë të enjte, në vend të grushteve, ata kishin zgjedhur vezët për të qëlluar mbi funksionarët më të lartë të politikës. Arsyeja ishte e thjeshtë. Të identifikuar gjatë katër javëve të fundit si protagonistë të mundshëm të dhunës mbi deputetë, ky grup prej dhjetëra ish-të burgosurish politikë, ishin nën survejim nga policë civilë dhe me uniformë. Që me grumbullimin e tyre rreth orës 09:00 para Institutit të Ish-të Përndjekurve, atyre u është komunikuar nga ana e forcave të rendit se nuk kanë leje zyrtare për protestë dhe mos ti afrohen Parlamentit. Duke qenë se dy godinat i ndan vetëm një rrugë, ish-të burgosurit politikë qëndruan të qetë në anën e Institutit, deri te kufiri që u kishte vënë policia. Pikërisht kjo qetësi i futi në dyshime efektivat e Komisariatit Nr.1, që kanë nën juridiksion zonën në fjalë. Situata ishte pak e vështirë për ta, pasi njëkohësisht (10:30-11:00) dhe në të njëjtin vend, po zhvillohej edhe protesta e personave me aftësi të kufizuara. Duke përfituar nga rrëmuja, disa prej ish-të burgosurve politikë, si Skënder Tufa, Perikli Shqevi dhe Xhemal Zhuri, kaluan në anën tjetër të rrugës, duke u futur fillimisht ndër radhët e këtyre protestuesve. Pak nga pak, Tufa, që është njëkohësisht edhe kryetar i shoqatës për Rehabilitim, Drejtësi dhe Dinjitet, iu afrua rrugicës kryesore që të çon drejt oborrit të Parlamentit. U spostua vetëm dy metra më tutje dhe u mbështet pas një peme të vogël. Në dorë mbante një qese ngjyrë bizele, por gjithsesi e tejdukshme dhe me qartësi të mjaftueshme për të vënë re se aty ndodheshin vezë. Duket se ato i pa edhe vetë shefi i Komisariatit Nr.1, Gjelosh Prendi, i cili iu afrua brenda pesë minutash dhe e pyeti se çfarë donte aty dhe pse i kishte ato vezë me vete. Më porositi gruaja. Tani kalova rrugën këtej matanë dhe thashë që tia çoj në shtëpi, se po vjen dhe dreka, shpjegoi ndër të tjera Tufa. Sqarimi jo vetëm që nuk bindi kreun e Komisariatit, por edhe e bëri të buzëqeshë, duke thënë me ironi: I ke për në shtëpi, ë?. Ai urdhëroi dy efektiva që ta shoqëronin në polici, me gjithë vezë. Sapo panë që Tufa hyri në makinën e Policisë, ish-të burgosurit e tjerë lanë në mes planin e goditjes ndaj ministrave dhe u nisën drejt Komisariatit Nr.4. Për më tepër, ndryshe nga çishin përgatitur, për dy orë rresht asnjë ministër nuk hyri nga dera kryesore e oborrit. Në orën 12:00, ish-të burgosurit u mblodhën para dyerve të Komisariatit. Në këtë kohë, grupit iu bashkua edhe Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko, dy protagonistët e grushteve mbi deputetin e PD-së, ish-ministrin Ilir Rusmali. Ata kërkonin lirimin e menjëhershëm të Tufës dhe duke qenë se ai nuk po dilte, atëherë iu drejtuan Igli Totozanit, Avokatit të Popullit, institucioni i të cilit është përballë rajonit Nr.4. Në orën 15:00, ish-të dënuarit politikë u pritën nga Totozani, i cili më pas dërgoi dy komisionerë në Komisariat. Pas një ore tjetër deklarimesh, verifikimesh dhe negociatash, Tufa u lirua rreth orës 17:00. Bashkë me 20 kokrrat e vezës, që i ishin sekuestruar… Pas daljes nga rajoni, Tufa dhe ish-bashkëvuajtësit e tij e pranuan që kanë qenë të gjithë të furnizuar me vezë, në pritje për të qëlluar prej së largu ministrat. Ata thanë për gazetën: Nuk do ta lëmë me kaq. Meqë na përzunë nga sheshi para Parlamentit dhe po na ruan policia çdo të enjte, atëherë do tu gjejmë shtëpitë dhe do ti rrahim atje. Gjatë bisedës, secili prej tyre nxirrte vezë të fshehura nëpër trup…
Tufa: Po prisja Kryeministrin për ta qëlluar
Shoqërohet për disa orë në komisariat dhe lihet i lirë kreu i shoqatës RDD
Sdo rrahim vetëm deputetet femra, svëmë dorë mbi graSkënder Tufa
Skënder Tufa, kryetar i Shoqatës për Rehabilitim, Drejtësi dhe Dinjitet, që u shoqërua dje për disa orë në polici si i dyshuar për planifikimin e sulmit ndaj deputetëve, pranon se ka dashur të qëllojë me vezë mbi parlamentarët. Pas lirimit, ai dha këtë intervistë për gazetën Panorama…
Si njëri prej ish-të burgosurve politikë, iniciatorë për dhunë ndaj deputetëve derisa të dëmshpërblejnë të gjithë shtresën tuaj, keni deklaruar se do ti qëlloni me grushte parlamentarët. Pse zgjodhët vezët kësaj here?
Me shumë qejf do tu kishim dhënë grushte, por nuk po u afrohemi dot. Çdo të enjte, ose po pezullohen seancat, ose po sjellin policinë si gardh para Parlamentit. Duke qenë se nuk i kalojmë dot ata dhe të përleshemi trup më trup, menduam që ti godasim me vezë.
Sa vezë keni blerë?
Bleva 20 vezë. Aq kisha mundësi, se ishte rritur dhe çmimi. Te shumica mezi i gjeta 14 lekë për kokërr.
Kë kishit ndër mend të qëllonit?
Po prisja që të shfaqej Kryeministri që ta qëlloja, por nuk po vinte. Po të më kishte dalë edhe ndonjë ministër përpara, nuk është se do ta kurseja, por e kisha me shumë qejf që të kalonte aty kryetari i qeverisë. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk u duk dje. Nuk guxoi as Kryeministri dhe as ministrat e tij që të hyjnë si zakonisht nga porta kryesore e oborrit, por u futën tuneleve dhe rrugës nga anash. Ata e kanë marrë mesazhin e ish-të burgosurve politikë, që do ti rrahim derisa të ndërgjegjësohen plotësisht që të dëmshpërblejnë shtresën tonë. Tani kanë frikë dhe fshihen, por ne do ti gjejmë sërish. Do tu shkojmë edhe nëpër lagje, nëpër shtëpi, ku të jenë. Kanë shtuar truproja private, por një moment do ti gjejmë vetëm dhe do ti çnderojmë me grushte, vezë, domate apo çtë na ndodhen nëpër duar.
Është folur se do të rrihni edhe deputetet,femrat….
Asnjëherë nuk e kemi thënë këtë dhe na vjen keq që është abuzuar me deklarimet tona. Ne jemi ish-të burgosur politikë, jemi njerëz fisnikë që vijmë nga familje intelektualë dhe si të tillë, ne nuk mund të vëmë dorë mbi femra. Jo se nuk ka prej atyre që nuk e meritojnë, por nuk është në kulturën tonë të rrahim gra. Kështu që për hir të fatit që kanë lindur femra, mbeten të respektuara nga ne.
Cili do të jetë plani i radhës dhe kur?
Pas dekonspirimit të planit të sotshëm, do ta diskutojmë me shokët dhe do të gjejmë ide të reja. Por, të jeni të bindur që do të jemi edhe më të ashpër.
Gafa e policisë, arrestohet shitësi ambulant i vezëve

Zef Hilaj
Ndodhi fiks në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Zef Hilaj nga fshati Hajmel i Shkodrës po nxitonte të shi
