Feste per diten e pavaresise se Ukraines

Nje feste kushtuar dites se pavaresise se Ukraines eshte zhvilluar edhe ne Shqiperi. Organizatori i festes ishte konsulli i Ukraines ne Shqiperi, Xhevat Rira.
Takimi eshte zhvilluar ne Qafe-Thane dhe ne te kane marre pjese ambasadori i Ukraines ne Shqiperi, me residence ne Athine, perfaqesues te trupit diplomatik, presidences, qeverise dhe kuvendit te Shqiperise.
Ambasadori i Ukraines, Valeriy Tsybukh, u shpreh per Top Channel se “jemi shume te kenaqur me shqiptaret mbasi jane nje popull shume i mire dhe kemi nje komunitet te shkelqyer i cili jeton ne Ukraine dhe pikerisht ne zonen e Odeses, ku flet gjuhen shqipe, ruan traditat dhe zakonet”.
Midis te tjerash premtoi edhe zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme kulturore dhe nepermjet zhvillimit te turizmit kulturor, si dhe hapjen se shpejti te ambasades ne Tirane.
Nderkohe edhe nje vizite shume te shpejte te dy presidenteve ne te dy vendet.