Keta: Metës dhe Ramës u ka ngelur 6 ditë kohë që vota e majtë të prodhojë të majtën qeverisëse

Majlinda Keta rrëfen ekskluzivisht për SOT, marrëdhëniet me zonjat e liderëve politikë, Xhoana Nano, Rudina Magjistari, Monika Kryemadhi dhe Liri Berisha
Majlinda Keta, rrëfen në një intervistë ekskluzive për gazetën SOT, se si e ka njohur të majtën shqiptare dhe liderët e saj. Sipas saj, e majta si forcë politike veç aspektit politik kërkon brenda saj edhe një element tjetër mjaft të rëndësishëm siç është edhe familja. Në këtë kontekst, Keta tregon marrëdhëniet dhe mënyrën se si i ka njohur zonjat e krerëve të së majtës, Xhoana Nano, Rudina Magjistari dhe Monika Kryemadhi. Duke vijuar më tej me një pasqyrim të gjerë të gjendjes aktuale të së majtës, Keta shprehet se kjo forcë politike është e vështirë të shihet si kamp, sepse sipas saj, në këtë këndvështrim e majta ka mbetur vetëm si një ndërmarrje politike e organizuar, aktive në katër vite në opozitë dhe që në asnjë moment nuk mohon se është e majtë.Dhe kjo sipas saj nuk është PS por LSI e udhëhequr nga Ilir Meta. Sipas Ketës, bashkëngjitur me të tenton dhe përpiqet PSV 91, e cila është e asfiksuar në gjithçka nga agresiviteti i Ramës dhe i lobit të tij politiko-milioner. Ajo vë në dukje faktin se që të dyja e kuptojnë se një nga shkaqet themelore të kësaj gjendje është fakti se PS nuk ka më frymën e Nanos, e cila bënte demokraci brenda vetes dhe do të ndërtonte një diplomaci politike brenda kampit që do të rezultonte sipas saj me konceptin e një kampi të majtë të organizuar me sfidë fitimin e zgjedhjeve.
- Ju keni qenë kandidate e PS në zonën 40 këtu në Tiranë dhe në fakt njiheni si simbolika e humbjes së të majtës për arsye të përçarjes brenda saj? Të gjithë e dinë se maxhoranca e votave ishte majtas, ndërkohë që deputeti në parlament u ul nga e djathta. Si ndjehet sot Keta, një javë përpara ditës së zgjedhjeve?
Më vjen mirë që media është një monitoruese e kujdesshme e hapave që e majta vazhdon të hedhë drejt javës së fundit për në kutinë e votimit dhe për më tepër është shqetësim publik fakti që ajo është ende e përçarë. Për mua personalisht përçarja e momentit është një përçarje fatalisht negative për lojën politike në përgjithësi për të majtën në veçanti, dhe për më tepër për votuesit dhe mbështetësit e majtë dhe aspiratën e tyre se Shqipërisë i duhet e majta. Sot ka humbur numri i zonave, por Rama dhe Meta, e majta në përgjithësi do të bënte gabim të madh nëse në shifrat mendore të tyre nuk dinë të lexojnë dhe të shfrytëzojnë edhe faktin e zonës 40 në 2005. Çfarë ndodh sot në të majtën e zonës 40? Partia Socialiste ka një shkatërrim të organizuar të strukturave historike, të përfaqësive të forumeve të gruas dhe të rinisë, ka një metamorfozë të personaliteteve që kurojnë në emër të PS zonën, sikurse ka humbur terren për shumë premtime që unë në emër të PS kam dhënë në atë kohë. Rama nuk mund të krijojë alibi se përse këto premtime nuk u mbajtën pasi do të ishte minimale për të që ti ishte referuar asaj që ne premtonim dhe që varej totalisht nga pushteti i tij vendor në realizim. Meta ndërkohë, ka fituar shumë terren në anëtarë dhe mbështetës pasi ndjen se ai ishte i vetmi që bëri opozitën katër vjeçare në emër të së majtës. Të gjithë ë kujtojmë se rezultantja e këtyre zgjedhjeve vërtet nuk do të jetë bazuar në zona, por është e detyruar të dalë nga ato që Rama dhe ramistët degjeneruan në katër vite në cilësinë e të bërit opozitë, apo në cilësinë e përgjegjësisë si pozitë e pushtetit vendor në Tiranë.
- Nga përgjigja juaj ndjehet se ju vazhdoni të mbani lidhje dhe monitoroni le të themi shëndetin e të majtës në zonë?
Është normale për çdo njeri që politikën e shikon si përgjegjësi që të ndjekë e monitorojë zhvillimet politike, për më tepër kur ke pasur rast që në emër të një force politike të bësh premtime publike.
- Që do të thotë, i keni mbajtur apo jo?
Ka kohë që unë i referohem atij botimi që ne e quajtëm platformë e zhvillimit për zonën 40. Personalisht në cilësi profesionale por dhe politike unë nuk kam reshtur katër vite nga mbajtja e përgjegjësisë që rridhnin për mua personalisht në atë platformë që nuk ishte e Majlindës, por ishte e organizatave socialiste e mbështetësve socialistë, e Ramës dhe e Ketës. Shiheni radhitjen e këtyre të fundit dhe do të shihni dhe do të konkludoni se tre të parët janë tkurrur në raport me idealin socialiste dhe më duket se vetëm Keta ka mbetur aty.
Zonja Keta, ju sot dukeni e tërhequr nga politika aktive e PS së Ramës, ndërkohë që lektoni në auditore për filozofinë politike të viteve 30 e më gjerë. Ju në 4 vite jeni shprehur e shkruani për cilësinë e të bërit politikë dhe për shëndetin e së majtës. Keni vazhduar të bëni rolin e një opozitari të politikave arsimore sikurse nuk keni ngurruar të vlerësoni atë që ju është dukur e drejtë. Si e parashikoni 28 qershorin pas 4 viteve opozitë të forcës për të cilën ju pranuat kandidimin?
Personalisht ndjehem e parealizuar në përgjegjësinë që PS mbajti në këto 4 vite ndaj zonës ku unë isha kandiduar dhe maxhorancës së majtë të rezultateve të 3 korrikut. Unë në emër të PS dhe pushtetit vendor të PS me Kryetar Bashkie Ramën, premtova vazhdimin e transformimeve të nisura prej të majtës socialiste. Ndonëse në megapushtet Rama nuk ju është referuar e as nuk ka realizuar premtimet tona. Zona ka pothuaj ato probleme që kishte, që zgjidhjen e kanë totalisht tek Rama bashkiak, ndërkohë që politikisht përfitimi vendor i atyre votuesve tanë shoqërohet nga pengesat që Bashkia e madhe i bën një minibashkiaku të djathtë. Ky përçudnim pushtetesh, larg votës së deklaruar të 2005, vazhdon të çojë në humbjen e terrenit të PS në atë zonë ndërkohë që ka favorizuar një shikim tjetër të LSI dhe përgjegjësisë së saj. Rama çfarë mbolli po korr. Përçarje deshi, shkatërrim organizativ po korr. Ndërkohë e majta LSI, me sforco për të tentuar mbajtjen e premtimeve gjendet e pambështetur publikisht për një 28 qershor ndryshe për të majtën. Kartat e humbësve, ish ministrave të korruptuar, minibashkiakëve të padëshiruar etj., humbën në ujërat e ndotura të Lanës së Edit ndonëse në vitet para 2005 u pastruan nga Mark Nikolli me shokë. Sot ka karta pseudo obamiste, bashkojnë ish ministra të akuzuar nga Rama për korrupsion, ka përfaqësues studiosh ndërtimi organizativ të ylberit mbi të majtë e të djathtë, ka personazhe të Kafkës që deligjitimojnë ideal e militantizëm por që brohorasin Ramën kryeministër. Vetëm të majtë opozitarë në radhët e tyre nuk ka, vetëm modele të opozitarizmit konstruktiv nuk gjen, vetëm ideatorë të bashkimit të së majtës nuk ndjen.
- Referimet tuaja gjithmonë lëvizin nga PS tek e majta në tërësi. Në fakt a mund të flasim për një kamp të majtë të organizuar për të fituar zgjedhjet e 2009?
Në një nga këto ditë të fundit, një nga miqtë e mi dhe të Ramës bashkë më shkruante një sms ku shprehte shqetësimin e rezultateve të sondazheve të fundit në favor të PD. Shqetësimi i tij shprehej dhe këmbëngulte në evidentimin e faktit se kosa e Ramës në dorë tek kënga Çohu, ishte shumë e rëndë ende për një psikozë integruese të së majtës në këto momente të fundit. Gabim e ka miku im! Rama të gjithëve na paralajmëroi me sëpatë por ne besuam se ai e bënte për gjetje artistike asokohe. Për mua personalisht por dhe shumë si unë, Rama që para 2005 kishte marrë sëpatën e prerjes së shtyllave që mbajnë një të majtë: idealin, pasi kishte përdhosur gjakun e dëshmorëve dhe pasardhjen e tyre europiane, programin pasi është simboli i bashkëpunimit me pronarë nga më të ndryshmit përmes së cilëve edhe kioksat dhe Lanën e pastruar si simbolika socialiste të mandatit të parë të tij i përdhosi me betonë ndotje, zhurmë, agresivitet në metropolin e vendit dhe të socialistëve; anëtarësinë militantët dhe mbështetësit pasi ato në 2009 dhe shumë më herët se kjo tentoi dhe pjesërisht realizoi metamorfozën që ndodh kur kalon ylberin dhe nuk je as majtas as djathtas; organin qendror të propagandës dhe informimit që e ka kthyer në një buletin të bashkisë dhe uzurpatorëve të pushtetit politiko- vendor për sektorin e ndërtimit, sektorin bankier, trafikimin e deputetëve, merkaton e kandidatëve, OJF-të ylberiste. Pra ajo q