Policia korr 650 rrenje kanabis ne Bistrice
Sarande - Parcela e kanabisit zbulohet prane hidrocentralit te Bistrices ne Sarande. Policia vendore korri diten e djeshme 750 rrenje hashashi ne fazen e pjekjes, te fshehura ne mes te pyllit. Salla operative eshte njoftuar ne telefon per vendndodhjen e bimeve, ndersa policia eshte vene ne kerkim te pronarit te droges. Bimet, sipas policise, kishin nje gjatesi prej 40 cm, ndersa ne parcele u gjeten edhe sende te ndryshme, qe u sherbenin kultivuesve, si kova, tubo plastike, lopata e arka, me te cilat ishte transportuar. Deri ne oret e vona te mbremjes, asnje person nuk eshte evidentuar per ngjarjen. Burime zyrtare nga komisariati thane se kane ndermarre nje fushate anti-kanabis gjate diteve te fundit.
B. B.
B. B.