E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zheji: Referendumi, protesta dhe ankim ne Kushtetuese

Komiteti per Mbrojtjen e Kushtetutes do t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese, lidhur me kerkesen per organizimin e nje referendumi popullor per ndryshimin e Kushtetutes. Keshtu, duke mos u terhequr nga qellimi i tij, ky komitet do t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese, me shpresen se kjo e fundit do te vleresoje kerkesen per nisjen e procedurave per referendumin, e cila u hodh poshte nga KQZ me pretendimin se kjo kerkese nuk kishte te bente me referendum te pergjithshem, por me referendum kushtetues. Njekohesisht, Komitetit per Mbrojtjen e Kushtetutes, do vijoje veprimtarine e vet ne permbushje te qellimit, per te cilin eshte krijuar, edhe me protesta. Vendime te tilla u moren dje ne mbledhjen e Komitetit per Mbrojtjen e Kushtetutes, ku ishte kreu i Komitetit, Artur Zheji, ai i cili bere te ditur vendimin e per t'iu drejtuar Gjykates Kushtetuese. "Komiteti per Mbrojtjen e Kushtetutes do ta vazhdoje me te gjitha mjetet legale dhe te protestes aktivitetin e vet, per arsye se, misioni per mbrojtjen e Kushtetutes qe eshte dhe ne themelin e Komitetit tone, do te vazhdoje i paperkulur pavaresisht nga ky ngerc, apo pavaresisht nga ky kurth. Por, kjo nuk do te thote qe ne do t'i leme shqiptaret jetime nga mundesia per te thene fjalen e tyre te protestes per nje dhune fashiste qe i eshte bere te drejtes se tyre per te shprehur vullnetin e tyre", u shpreh Zhej. Madje, po ne kete linje, Zheji vuri ne dukje se "nuk mund t'i leme fushe te lire padroneve, te cilet duan te monopolizojne, ne dy apo tre duar, te gjitha pushtetet e shqiptareve, dhe te lene te skllaveruar apo te shpronesuar nga e drejta per tu shprehur, mazhorancen e shqiptareve".

O.Xhilaga


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›