Vjedhja e 2 mije litrave solar, nje ne pranga
Fier - Nje 38-vjecar eshte arrestuar per vjedhje te solarit nga depozitat e naftes diten e djeshme. Policia e Fierit ne bashkepunim me koleget e Lushnjes kane arritur qe te dokumentojne e te vere ne sekuestro nje sasi solari prej 2 mije litrash, si dhe disa pajisje te tjera qe kishin sherbyer per transport te paligjshem, lende djegese qe perdoret si hollues ne nxjerrje te naftes bruto, por edhe lende djegese qe perdoret per furra buke e furra gelqereje. I ndaluari eshte Leonard Petro, banues ne fshatin Kemishtaj, ndersa eshte bllokuar mjeti tip "Ford", me targa PE 1140 A dhe nje tjeter mjet tip "Fiat Uno", me targa FR 3881 A, i cili ishte parkuar ne vendin e ngjarjes.
Xh.B
Xh.B