"Furtune" vjedhjesh, pranga adoleshentit
Lac - Policia e Kurbinit ka vene ne pranga nje 17-vjecar qe ishte kthyer ne tmerrin e zones duke vjedhur banesa dhe dyqane te ndryshme. Megjithese disa here i arrestuar dhe denuar, perseri i dyshuari M. Gj., eshte vene dje ne pranga, ndersa krimet e para te tij datojne qe prej muajit janar te vitit 2006. Burime zyrtare te policise vendore thane se 17-vjecari akuzohet per vjedhje te ndryshme lokalesh tregtie, vjedhje banesash dhe pasurive te ndryshme ne lagjet nr. 1, 2, 5, te qytetit te Lacit, ne bashkepunim dhe me persona te tjere, te gjithe minorene. Sipas policise, adoleshenti dyshohet te jete autori kryesor i vjedhjes me thyerje te dyqanit te Kol S., evidentuar me date 3 mars 2006.
A.B
A.B