Oketa:Demontimi i municioneve,sfida e ushtrisë

Demontimi i municioneve mbetet sfida e ushtrisë shqiptare. Kjo është konfrimuar nga ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa gjatë një takimi që zhvilloi me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura të Bullgarisë, gjeneral Stoykov. Sipas ministrit të Mbrojtjes Oketa Shqipëria ka përpara një sfidë shumë të rëndësishme, lidhur me demontimin e municioneve të mbetuara stok.Ndërkohë që gjenerali Stoykov duke vlerësuar reformat e Shqipërise ka shprehur bindjen se vendi ynë do të jetë anëtar me të drejtat të plota i Aleancës se Atlantikut te Veriut në Samitin e Strasburgut. Për gjeneralin bullgar data 3 dhe 4 prill do ta ulin Shqipërinë në vendin e anëtarit me të drejta të plota në NATO dhe kjo sigurisht do të jetë një ditë historike. Gjate këtij takimi ministri Oketa ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve tona duke theksuar rëndësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi. Nga ana tjeter, gjenerali Stoykov u shpreh i gatshëm në vijimësinë e projekteve të bashkëpunimit dhe të forcimit të mëtejshëm të tij, përmes shkëmbimit të eksperiencës në fusha të ndryshmë ushtarake.