E Diel, 1 Nëntor 2026

“Oksford Analitika” vlerëson zhvillimin në Shqipëri

Në një analizë të veçantë për Shqipërinë, "Oxford Analitica", është shprehur se “është një rast suksesi në zhvillimin e saj ekonomiko-politik”. Në një raport të publikuar më 29 gusht, 2008 në web-in e saj, ku hedh një vështrim social-ekonomik, me temë "Shqipëria- vizioni ekonomik, mbetet inkurajues", kjo organizatë vlerëson mundësitë që ofron vendi ynë. Analiza vlerëson se "Politikat fiskale, monetare dhe sociale të qeverisë janë aprovuar gjerësisht nga FMN në një strategji të hartuar në bashkëpunim dhe me Bankën Botërore, si dhe në programin e rishqyrtuar për reduktimin e varfërisë në Tiranë. Megjithatë, të dyja raportet, të publikuara këtë muaj, paralajmërojnë nevojën për forcimin e kapaciteteve administrative, për të sulmuar korrupsionin në mënyre më efektive dhe për të trajtuar problemet aktuale energjetike". Në këtë analizë, janë marrë parasysh Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, 2009-20013, programi i ri afatmesëm përfshin propozime serioze në 36 sektorë.

“Eagle Mobile”, program me tarifa më të lira për të rinjtë

“Eagle Mobile” ka bërë prezantimin e programit më të fundit për të rinj, paketën “Riniring”, e cila ofron tarifa të reduktuar. Abonentët e “Riniring”, pa paguar asnjë tarifë fikse mujore dhe duke bërë një rimbushje të thjeshtë prej 800 lekësh brenda grupit pa asnjë kufi mund të flasin 1 minutë, duke paguar 3 lekë dhe të dërgojnë 1 SMS me vetëm 1 lekë. Po ashtu, anëtarët e tarifës “Riniring”, do të mund të flasin me tarifa shumë të përshtatshme edhe me abonentët e operatorëve të tjerë të komunikimit në Shqipëri. Drejtori i Përgjithshëm i “Eagle Mobile”, Ali Taskin, në një deklaratë bërë në lançimin e “Riniring, tha se “kjo tarifë shumë e përshtatshme është një vepër e ekipit të ri, dinamik dhe kreativ të Eagle Mobile. Shokët tanë duke përgatitur “Riniring”-un, menduan se cila do të ishte tarifa rinore që do të na përshtatej ne në radhë të parë në bazë të kërkesave dhe dëshirave tona individuale. Dhe në fund, doli në dritë një tarifë krejt e veçantë që do t’i bëjë abonentët tanë të ndihen të tillë, dhe nuk pranuam që të vendosnim një kufi moshe për këtë tarifë dhe thamë se “është tarifa e të gjithë atyre që ndihen të rinj”. Ka një pikë që ne e nënvizojmë përherë: familja e “Eagle Mobile”, me qëllimin e saj të mirë dhe punën e palodhur, ekziston për t’i dhënë shërbimin më të mirë popullit Shqiptar. Në një kohë shumë të shkurtër, ne morëm nën mbulimin me sinjal 96 % të popullsisë së vendit, ndërtuam rrjetin e shpërndarjes dhe çelëm dyqanet e “Eagle Mobile”. Dhe që nga sot e në vijim, dyqanet tanë do të vazhdojnë të hapen në çdo kënd të Shqipërisë”, - tha Taskin në fjalën e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›