Bogdani: Braçe vuan nga epidemia e mashtrimeve
Demokratët ironizojnë me daljet e njëpasnjëshme publike të deputetit Erion Braçe kundër qeverisë, duke e cilësuar atë si një njeri që vuan nga epidemia e mashtrimeve. Zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, deklaroi dje se zëdhënësi i parë i politikës së re, asistenti i Dondollakut dhe Kadriovskëve, në kuadrin e epidemisë së mashtrimeve dhe trillimeve ndaj realitetit shqiptar, si dhe për t’i shpëtuar dokumenteve të implikimit të tij me bosët e mafies më të rrezikshme të Shqipërisë dhe Evropës, njëri nga Erionët e Edvinit, jo Veliaj, por Braçe, akuzoi qeverinë për 600 milionë euro shpërdorime në KESH. Partia Demokratike i deklaron asistentit të Dondollakut dhe të implikuarit thellë në krime me Kadriovskët se shpikjet dhe trillimet e tij prej 600 milionë eurosh apo 6 miliardë lekë nuk mund të zbehin apo errësojnë veprimet e tij kriminale si lejtnant i Dondollkakut, siç provojnë regjistrimet italiane të këtij të fundit apo krimin e implikimit me Kadriovskët, siç faktojnë deponimet e këtyre të fundit.
Bushati: Të bashkohen 5 partitë demokristiane
Zef Bushati u bën thirrje të gjithë demokristianëve që të bashkohen në PDK, dhe të vazhdojnë të jenë të pozicionuar djathtas. Bushati, i cili tashmë drejton grupin e shkëputur nga PDK-ja, vuri në dukje se “ka forca të cilat janë të interesuara që PDK në Shqipëri të mbetet gjithmonë e përçarë në fraksione, apo në partiza dhe që asnjëherë të mos shndërrohet në një parti serioze dhe me elektoratin e saj të qëndrueshëm”. Ai evidentoi se faktin se janë regjistruar 5 parti demokristiane: Partia Demokristiane (Anton Gurakuqi dhe Nard Ndoka), Partia Kristiandemokrate (Pashk Ujka), Partia Lëvizja Demokristiane (Nikollë Lesi), Partia Bashkimi Demokristian (Emanuel Dungu) dhe Partia Social-Kristiane (Fran Bruka), duke u bërë thirrje të gjithë demokristianëve të vërtetë të bashkohen për të ruajtur e forcuar demokracinë kristiane në Shqipëri. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Bushati konsideroi dje se “subjekti ynë politik do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbështesë fuqimisht e të japë kontributin maksimal në koalicionin e mazhorancës së partive të qendrës së djathtë që qeverisin vendin”.