E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferencë për 80-vjetorin e monarkisë shqiptare

Përvjetori i 80-të i monarkisë shqiptare gjatë viteve 1928-1939 pritet të përkujtohet ditën e sotme në Tiranë me organizimin e një Konferencë Shkencore Ndërkombëtare, të organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë dhe Muzeu Historik Kombëtar. Në axhendën e parashikuar me këtë rast përfshihet çelja e një ekspozite në Muzeun Historik Kombëtar, e cila do të pasohet nga Konferenca Shkencore për rolin dhe kontributin e monarkisë në Shqipëri, gjatë viteve 1928-1939. Këtë konferencë, që do të zhvillohet sot paradite në hotel “Sheraton”, do ta përshëndesë dhe Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ndërsa do të referojnë historianë, studiues, publicistë nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera evropiane. Diskutimet e të pranishmëve do të fokusohen në kushtet historike të krijimit të monarkisë shqiptare, në politikat e shtetit shqiptar ndaj minoriteteve gjatë periudhës së Ahmet Zogut, në marrëdhëniet shqiptaro-italiane gjatë kësaj periudhe etj. Në këtë konferencë të zgjeruar do të diskutohet edhe mbi kulturën shqiptare, mbi rolin e gruas në politikën shtetërore në monarki etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›