E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oktapodi gjen sërish Gjermaninë, sot basti i fundit



Orakulli Paul është tashmë një yll internacional. Mbrëmë ai sërish qëlloi në shenjë pas fitimit të Gjermanisë në ndeshjen me Uruguain. Sot ka bastin e fundit me parashikimin e Spanjës si fituese e Botërorit.
Por si për të ulur popullaritetin e tij në ditët e fundit kanë dalë edhe disa konkurentë të tjerë, të cilët kanë dhënë parashikimet e tyre për finalen, Holandë-Spanjë. Duke filluar nga një krokodil në Australi, për të vazhduar me një ari Panda në Tajlandë e deri tek shimpanzeja holandeze por që jeton në një kopsht zoologjik në Estoni ka një “luftë” rë hapur për të piketuar fituesin e këtij kompeticioni. Sipas të dhënave, deri në këto momente tre nga kafshët telepatike, duke filluar nga oktapodi Paul, krokodili Harri dhe këlyshi Panda kanë parashikuar Spanjën si fituese të këtij Kampionati Botëror. E nëse për Paulin në kopshtin e Oberhauzenit në Gjermani “padronët” përdorini dy kuti të qelqta me flamujt përkatës dhe me nga një midhje brenda, për krokodilin australian Harri, si pjesë e menusë është bërë një pulë. Ndërsa mijë kilometra larg, në Tajlandë, në një kopsht zoologjik në rajonin e çiang Mai, një këlysh pande ka zgjodhur kutinë e qumëshit me flamurin spanjoll, duke injoruar atë me flamurin holandez. Por si kontrovers i parashikimeve të këtyre të fundit janë ardhur një shimpanze dhe një papagall. Majmunit me emrin Pino iu ofruan dy çanta me ushqime, njëra me flamurin holandez dhe tjetra me flamurin spanjoll dhe pa hezitim zgjodhi të parën. Mbetet për t’u parë nëse zgjedhja e Pinos do të jetë e sakta. Por pa harruar edhe faktin se kafsha e njohur ka lindur në Amsterdam dhe dashuria për vendin e lindjes mund të ketë ndikuar që të favorizojë Holandën. Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe papagalli Mani nga Singapori, të cilit iu vunë përpara dy letra me flamujt përkatës të dy finalistëve dhe ai zgjodhi Holandën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›