E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oli Ren: Të mos frenohet zgjerimi i BE-së



Komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oli Ren, deklaroi dje se shpresat për zgjerimin e BE-së nuk mund të shuhen. Deklarata e Renit vjen pas deklaratave të Kancelares gjermane Merkel. “Shpresat për zgjerimin e bllokut të Bashkimit Evropian në Ballkan nuk mund të shuhen, sepse këto vende janë një faktor stabiliteti për të gjithë rajonin”, - deklaroi Reni. “Pavarësisht disa problemeve, si kriza ekonomike, recesioni, zgjedhjet e ardhshme evropiane apo dhe ratifikimi i Traktatit të Lisbonës, ne nuk duhet të frenohemi tashmë nga puna e jashtëzakonshme për stabilitetin dhe progresin në Ballkanin Perëndimor”, - tha Reni. Ai takoi dje ministrat e Jashtëm të Kroacisë e Sllovenisë për të diskutuar për konfliktin mes 2 vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›