E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olic, i lumtur që e ndihmoi Bayernin

Sulmuesi i Bayern Munichut, Ivica Olic ndihet i lumtur që e ndihmoi Bayern Munichun, pas një kohe të gjatë kur nuk po gjente hapësirë.

Sulmuesi kroat realizoi dy gola në fitoren 2:0 ndaj Olympique Marseilles.

“Jam mjaft i lumtur që trajneri ma dha mundësinë të luaj, sepse Liga e Kampionëve është mjaft e veçantë. Ishte pozitive për Gomez e Robben që të pushojnë, për t’u mbushur me energji për ndeshjet e ardhshme. Është një plus për Bayernin që ka lojtarë, të cilët mund të hyjnë në fushë dhe ta ndihmojnë skuadrën. Sot më takoi mua, herën tjetër dikujt tjetër”, deklaroi sulmuesi kroat pas ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›