Olimpiada proteste ne aeroporte

Kur ka mbetur vetëm një javë nga ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike në Londër, organizatorët duhet të bëjnë llogaritë me grevën e personelit të aeroporteve. Atletët dhe 80 për qind e vizitorëve që po shkojnë në kryeqytetin britanik kalojnë nga aeroporti i Hithrou, por punonjësit e sigurisë kanë votuar pro grevës, për të braktisur vendet e punës, për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe rritjes së munguar të pagave.
Greva e tyre mund ti shkaktojë shumë probleme Lojërave Olimpike të kësaj verës, ndërsa kjo është një tjetër çështje mjaft e nxehtë rreth trasportit në “Londër 2012”.
“Shtatë nga tetë anëtarët e sindikatës së shërbimeve publike kanë votuar kundër grevës”, ishin fjalët e ministrit britanik të integrimit, Demian Gin. “Do të ishte e frikshme nëse do të bëhej një grevë për të prishur mbarëvajtjen e Olimpiadës”, shtoi ai.
vetëm 21 për qind e personelit të shërbimeve ka folur rreth çështjes së grevës. 57 për qind e tyre janë shprehur pro protestës. Nga ana e tij, kryeministri britanik, Devid Kameron ka nënvijëzuar se greva e personelit të aeroporteve do të ishte tërësisht e pajustifikueshme.
Gjatë ditëve të kaluara janë regjistruar radhë të gjata, madje deri në tre orë, vetëm për të kaluar në pikat e kontrollit të pasaportave. Por, frika më e madhe lidhet më datën 13 gusht, një ditë pas mbylljes së Lojërave Olimpike, që sipas parashikimeve do të jetë data me trafikun më të madh në histori në aeroportin e Hithrout.