E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muka vendos Tiranen, ne "Librin e Arte"

Tirana kerkon te rikthehet tek suksesi pas dy sezoneve, kurse Vllaznise i mungon titulli prej nje dekade. Bardheblute jane mesuar me trofe, ndaj edhe lojtaret shfaqen optimiste se ne "Librin e Arte" te ketij sezoni do te shenohet emri i ekipit te tyre.

Devi Muka, kapiteni i Tiranes, me bindje thekson se Tirana nuk mund te gaboje, ne nje ndeshje te tille, ku pervec titullit, ky sukses do t'i hape rruge ekipit qe te luaje ne Ligen e Kampioneve, per edicionin e ardhshem. Muka theksoi se Tirana ka nje objektiv te qarte tani dhe se nuk do te jete e lehte qe te pajtohet para tifozeve me vendin e dyte. "Edhe ne rast se do te na kerkohej fitorja, sigurisht qe do te luanim per te fituar, qe te siguronim titullin kampion. Tani jemi dyfish te motivuar per te arritur tek ky sukses", - theksoi kapiteni i Tiranes. Devi Muka do te udheheqe bardheblute drejt suksesit te gjashte personal. Ai e ka fituar pese here titullin kampion me Tiranen, ne sezonet e kaluara. Trajneri aktual i ekipit, Alban Tafaj dhe portieri Blendi Nallbani, kane nje rast te mire per t'i shtuar arkivave nga nje medalje personale. Nga ana tjeter, ne kampin shkodran disa lojtare e kane siguruar titullin e fundit kampion me Vllaznine, per here te fundit dhe ne mbyllje te karrieres synojne te rikthejne suksesin e deshirueshem per shkodranet. Vioresin Sinani, sulmuesi i Vllaznise, e ka fituar edhe me Tiranen dy vjet me pare titullin. Sinani, ndonese Vllaznia gaboi rende me Lushnjen, beson se ekipi i tij i ka mundesite qe te arrije nje fitore ne Tirane, per t'u shpallur kampione vendi. Shkodranet, nen drejtimin e Dervish Haxhiosmanovic, do te jene te plote per ndeshjen e ardhshme dhe pavaresisht zbehjes se atmosferes, leshojne sinjale optimizmi.

Tirana, dominuese e viteve te fundit

1994-1995: Tirana

1995-1996: Tirana

1996-1997: Tirana

1997-1998: Vllaznia

1998-1999: Tirana

1999-2000: Tirana

2000-2001: Vllaznia

2001-2002: Dinamo

2002-2003: Tirana

2003-2004: Tirana

2004-2005: Tirana

2005-2006: Elbasani

2006-2007: Tirana

2007-2008: Dinamo


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›