Pritet dëshmia e një amerikani në gjyqin ndaj pedofilëve anglezë
Drejtësia shqiptare do të dëgjojë dëshminë e një shtetasi amerikan në procesin gjyqësor të skandalit të pedofilisë në Qendrën “Fëmijët e tij”. Për dy të pandehurit e tjerë Robin Arnold dhe Dino Christodolu të cilët punonin si vullnetarë në qendrën e David Braun, akuza do të dëgjojë dhe thëniet e Xhon Pankras, i cili do të vijë nga Florida e Shteteve të Bashkuara për të dëshmuar lidhur me abuzimet seksuale të të pandehurve.
Vetëm pak muaj më parë gjykata shpalli fajtor drejtuesin e fondacionit David Braun duke e dënuar me 20 vjet heqje lirie si dhe duke e shpallur person non grata në Republikën e Shqipërisë. Për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me të mitur, akuzohen dhe dy të pandehurit e tjerë pas dëshmive të fëmijëve se mbi ta ka patur abuzime nga më shumë persona.