Olldashi: Ndërtues, ulni çmimet
Nuk kanë kaluar as 24 orë nga deklaratat e ndërtuesve se janë në krizë dhe Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka reaguar, duke premtuar ndihmë, por me një kusht. "Qeveria e fton sektorin e ndërtimit që të heqë dorë nga çmimet stratosferike të shitjes dhe të aplikojë çmime me një normë fitimi të arsyeshme", është shprehur dje ministri Sokol Olldashi. Para kësaj deklarate, ndërtuesit kishin kërkuar nga qeveria që të ulte TVSH-në për lëndët e para dhe të rishikoheshin disa vendime që lidheshin me referencat te pagat dhe çmimet. Përgjigjja e ministrit përgjegjës për sektorin ishte se "qeveria e konsideron sektorin e ndërtimit si një nga motorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të vendit dhe për këtë arsye ka marrë, po merr dhe do të vazhdojë të ndërmarrë politika në dobi të konsolidimit të mëtejshëm të këtij sektori vital për ekonominë e vendit". Për këtë qëllim, ministria shikon si mjet efikas për të frenuar krizën vëllimin e shpenzimeve publike për investime që do të përdoren gjatë vitit 2009, të konsideruara më të larta se viti që lamë pas. "Për të ndihmuar sektorin e ndërtimit, qeveria aktuale shfuqizoi marrëveshjet e trashëguara nga qeveritë e mëparshme dhe hoqi aplikimin e TVSH-së për shitjet", ishte qëndrimi i MPPTT-së në raport me deklaratat e ndërtuesve për të hequr TVSH-në.
Situata
Gjatë vitit 2008, ministri Olldashi ka kryer një sërë takimesh me përfaqësues nga Shoqata e Ndërtuesve, duke rënë dakord për marrjen e disa masave dhe rishikimin e disa vendimeve që preknin direkt sektorin më kontribuues për zhvillimin ekonomik të vendit. Pavarësisht këtyre premtimeve, siç ishte zhbllokimi i lejeve të ndërtimit dhe klasifikimi i firmave në raport me prokurimet publike, situata në ndërtim ka ndryshuar për keq, ku vihen re rënie të shitjeve dhe bllokim të aktivitetit. Megjithatë, në kuadër të ndihmës për sektorin e ndërtimit, Ministria e Punëve Publike u shpreh dje se qeveria po përgatit kuadrin administrativ për mbulimin 100 për qind të interesave të kredive për 6000 apartamente, 3200 të destinuara për familjet që banojnë në apartamentet e ish-pronarëve dhe pjesa tjetër për familjet që kanë statusin e të pastrehut, si dhe po aplikon programin e banesave sociale me qira për 1100 apartamente, i cili është në vazhdim. "Një ndihmë e konsiderueshme dhënë për sektorin e ndërtimit është rritja më së paku me 8 herë krahasuar me qeveritë e mëparshme e financimeve për punët publike në infrastrukturë", vijon reagimin ministria, e cila, për vitin 2009, është zotur se ka planifikuar mbi 500 milionë dollarë investime, kryesisht në rrugë. Jo vetëm kaq, por rritja e pragut për tenderët ndërkombëtarë nga 200 milionë që ishte, në 1.2 miliardë lekë, sipas ministrisë është një ndihmesë e madhe për sektorin e ndërtimit, sikurse dhe vlerësim i kapaciteteve të këtij sektori për të kryer punë. Për dikasterin e Olldashit, të gjitha këto masa të përmendura janë favorizuese për sektorin e ndërtimit. Në fund të reagimit, ministria i rikthehet çështjes me çmimet e larta, duke i ftuar edhe një herë ndërtuesit, jo ata të infrastrukturës, por ata të apartamenteve, që të rishikojnë tarifat e tyre të shitjes, të cilat duhet të jenë më të arsyeshme për të qenë më pranë mundësive të qytetarëve. Aktualisht, çmimet e apartamenteve në Tiranë variojnë nga 450 deri në 1700 euro për metër katror.