Industrialistët: Të hiqet TVSH-ja
Bizneset industriale kërkojnë nga qeveria, që në një kohë sa më të shpejtë, të marrë vendimin për heqjen e TVSH-së, për makineritë dhe pajisjet që i shërbejnë veprimtarisë prodhuese. Ashtu si ndërtuesit, edhe prodhuesit industrialë e shikojnë pagesën e TVSH-së si një pengesë në ecurinë e aktivitetit të tyre, në një kohë kur vendet me të cilat kryen tregti Shqipëria, kanë ulur kërkesën për produkte të tilla.