E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama Prokuroria hetim profesional

Ngjarja e 21 janarit  ishte e rëndë dhe shumë sensitive në opinionin publik e më gjerë, ndaj Prokuroria mbetet e vendosur që në mbështetje të kompetencave që i jep Kushtetuta dhe ligji të zbatojë detyrën e saj për  një hetim profesional dhe të gjithanshëm.

Këtë pohim e ka bërë Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama pasi zhvilloi një takim me Komisionerin për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Thomas Hammarberg. Duke patur si qëllim të vizitës së tij në Tiranë konstatimin e situatës së mbrojtjes së të drejtave të njeriut, në vijim të ngjarjeve të 21 janarit 2011, . Hammarberg u interesua për punën e prokurorisë për zbardhjen e demonstrates.

Ina Rama bëri një pasqyrë të punës së Prokurorisë në hetimin e 21 janarit ndersa theksoi angazhimin dhe seriozitetin e plotë të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore. Komisioneri  Hammarberg, shprehu vlerësimin për rolin kyç të Prokurorisë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe ofroi mbështetjen e tij për institucionin e akuzës.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›