E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqyrtohet imuniteti i Dritan Priftit

I dyti qe ka dale perpara keshillit te rregullores dhe mandatit, pas Ilir Metes ka qene Dritan Prifti. Ish ministri i Ekonomise deklaroi qe ne fillim vullnetin per te lene imunitetin dhe per tu hetuar, ndersa per here te pare dha versionin e tij per nje tjeter video qe ditet e fundit ka marre shume nga debatet politike dhe publike pas gjetjes se saj  nga eksperti amerikan ne kameran e dorezuar ne prokurori nga Prifti si nje file i fshire. Por ish ministri i Ekonomise tha se ndryshe nga sa mediat kane deklaruar se ne kete filmim te dyte eshte i perfshire vete ai ne nje afere korruptiv, ne te tregohet presioni qe sipas Priftit i eshte bere nga ata qe ai i cilesoi te medhenjte. 

"Kjo video, po e deklaroj qartë është një kompliment perfekt për videon e parë të zotit Meta. Është mbi 35 minuta filmim dhe dalin një tufë faktesh të reja që provojnë pothuajse të gjitha ato që unë kam thënë më parë për të. Më duhet vetëm një seancë e vetme në prokurori për ta zbërthyer dhe vërtetuar cështjen dhe për të vertetuar se faktet janë të gjitha krejt ndryshe", u shpreh ai.

Ne sqarim te videos se dyte,prifti tha se nuk do ta fshinte per te mos e dorezuar ne prokurori,por do ta publikonte ne nje moment te dyte.  "Unë e kam në arkivin tim këtë video të cilën më akuzojnë dhe nuk më ka shkuar në mend kurrë për ta zhdukur atë, përvecse prisja momentin e duhur për ta shfaqur atë", tha ai.

Ish ministri i LSI tha se nuk e ka shperdoruar asnjehrere detyren megjithe presionet per te bere nje gje te tille. "Asnjëherë nuk kam marr para për shkak të detyrës, asnjëherë nuk kam shpërdoruar detyrën shtetërore. Unë jam larguar si ministër, dhe nuk e them për herë të parë sot këtu, sepse nuk kam pranuar të firmos ato që kërkonin të fortët, favorët e jashtligjshme e gjëra të tëra si këto", vijoi ai.

Ish ministri i Ekonomise tha se per shkak te denoncimeve te tij te guximshme, ka presione dhe kercenime te vazhdueshme nga ata qe ai i cilesoi “te fortet”. "Sulmet bëhen si rrjedhojë e interesave të mëdha ekonomike që janë cënuar dhe rrezikuar nga denoncimet që unë kam bërë deri sot", tha Prifti.

Sakaq ne mbledhjen e kryetareve te kryesuar nga Jozefina Topalli u vendos qe ne seancen plenare te rradhes të shqyrtohet kerkesa e prokurorise  për dhënien e autorizimit për fillimin e procedimit penal ndaj deputetit Ilir Meta. Ne mbledhje u diskutua dhe mbi projektvendimin e procedurave te pershpejtuara te kufizimit te imunitetit dhe autorizimit te ndjekjes penale. Lidhur me keto ndryshime te rregullores se Kuvendit përfaqësuesit e opozitës u shprehën kundër.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›