E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Topi, vote te trefishte per Ramen me 8 maj

Bamir Topi, me 8 maj, kreu nje votim te trefishte per kryesocialistin Edi Rama, duke i sherbyer njekohesisht kryetarit socialist dhe atij vete si nje aleat i koalicionit opozitar me ne krye humbesin e zgjedhjeve te kaluara. Kete vleresim e ben deputetin demokrat Sokol Olldashi, ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone". Njekohesisht minister i Transportit, z. Olldashi shpjegon pse z. Topi kreu nje votim te trefishte per Edi Ramen. "Vota e Bamir Topit me 8 maj te vitit te kaluar ishte padyshim nje votim i trefishte per Edi Ramen. Se pari, ai e votoi Ramen per nje tjeter mandat si kryetar bashkie, se dyti, me voten per Ramen, Topi beri ndarjen e tij politike me te djathten dhe se treti, po me ate votim, presidenti aktual e pranoi Ramen si lider te koalicionit ku do te beje pjese partia e Topit. Nderkohe, ne nje interviste qe i dha mbreme gazetares Sonila Meco ne "Abc News", z. Olldashi u ndal gjate ne situaten politike ne vend dhe dy eksponente te saj, z. Topi dhe z. Rama. Ai u shpreh se mazhoranca aktuale nuk kerkon perqendrim pushteti. "Ne kemi zgjedhur nje President Republike qe punon gjithe diten kunder nesh. Kemi zgjedhur institucione kushtetuese qe kane qene teresisht jashte kontrollit tone dhe jane zgjedhur me votat e kesaj mazhorance, atehere ku eshte tendenca per perqendrim te pushtetit", - u shpreh ministri Olldashi. Ai ka pranuar se zgjedhja e Presidentit aktual ka qene nga PD-ja. "Pse presidenti aktual nuk u zgjodh nga PD-ja. Sigurisht qe ka qene nje zgjedhje gabim. Por kjo perforcon argumentin se nuk ka pasur asnje tentative nga PD-ja per te uzurpuar pushtetet", - u shpreh Olldashi. Olldashi ka folur dhe per votat e mazhorances duke deklaruar se ato jane me solide se kurre. "Ne e kemi mazhorancen solide, e provojme ne cdo seance kete gje. Nuk ka asnje tronditje te mazhorances. Ka qe ne vitin 2005 qe thuhet se do te tkurret numri dhe do te bjere kjo apo ajo. Cdo te enjte mazhoranca shkon ne Kuvend dhe i ka votat", - u shpreh Olldashi. Duke folur per partite e reja qe pritet te krijohen, Olldashi u shpreh se ato nuk i perkasin se djathtes. "Une nuk e di si mund te quhet me z. Topi eksponent i se djathtes. Ai do te mund te merrte vota tek elektorati, nese do te kishte deshmuar se do te ishte nje president mbi palet. Ai nuk ka deshmuar mbi palet, ai ka deshmuar president kunder nje pale", - u shpreh Olldashi. Ai ka theksuar se kreu i shtetit nuk mund te perfaqesoje elemente te kategorive qe i perkasin se djathtes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›