E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raportuesit e KiE, bisede me Topin, Meten dhe Ramen

Raportuesit e Keshillit te Europes zhvilluan dje takime edhe me Presidentin Bamir Topi, Prokuroren e Pergjithshme, Ina Rama, apo kreun e LSI-se, Ilir Meta. Gjate takimit me kreun e shtetit, reporteret vleresuan dialogun e rivendosur midis mazhorances dhe opozites, te konkretizuar me "Planin e Rishikuar te Veprimit" ne kuader te permbushjes se 12 prioriteteve kyce te Opinionit te Komisionit Europian, si nje hap i domosdoshem per te realizuar aspiraten e popullit shqiptar per integrim zyrtar ne Bashkimin Europian. Ndersa gjate takimit me kreun e LSI-se, Ilir Meta, u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi, reformen zgjedhore dhe mbi ecurine e permbushjes se prioriteteve te Bashkimit Europian per procesin e integrimit te vendit. Dy palet vleresuan krijimin e nje klime me pozitive e bashkepunuese mes aktoreve politike ne vend gjate muajve te fundit, ne kontrast te dukshem me vitin e kaluar, si nje kontribut real e te nevojshem ne pershpejtimin e reformave qe duhen permbushur ne interes te integrimit europian te Shqiperise. Per sa i perket zgjedhjes se Presidentit te Republikes, Meta u shpreh se per LSI-ne eshte e rendesishme qe Presidenti te zgjidhet permes nje procesi kushtetues dhe konstruktiv. Me tej, ne takimin me Prokuroren e Pergjithshme bashkeraportuesit u interesuan mbi ceshtjet qe lidhen me drejtesine shqiptare, duke e vene theksin tek lufta kunder korrupsionit, ceshtja e 21 janarit, si dhe marredheniet midis institucionit te akuzes me gjykatat dhe ekzekutivin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›