Toci: Mazhoranca nuk ka kandidat te pershtatshem per President Qamil Xhani
Deputeti i Partise Socialiste, Fatmir Toci, deklaron se zgjedhja e nje presidenti nga ana e mazhorances nuk do te zgjidhte situaten politike, perkundrazi do ta thellonte ate. Ne nje interviste per "Koha Jone", Toci shprehet se opozita nuk mund te jape konsensus per asnje kandidature nga mazhoranca, duke theksuar se pjesa me e madhe e perfaqesuesve te PD-se jane akuzuar per afera. Duke shprehur qendrimin personal ne lidhje me kandidimin e Fatos Nanos, Toci thekson se duhet qe ish-kryetari me pare te kerkoje falje per qendrimit qe ka mbajtur ndaj Partise Socialiste, sidomos pas vitit 2005.
Krijimi i partive politike nga Presidentit Topi dhe ish-nenkryetari i KLD-se, Spahiu, duket se do te jene risia e zgjedhjeve te ardhshme. A mendoni se PS duhet te beje koalicion me keto parti per te garantuar fitoren?
Koalicionet jane marreveshje politike per te maksimalizuar voten ne menyre qe te sigurohet mazhoranca per te formuar qeverine dhe drejtimin e vendit. Ne periudhen qe po kalon Shqiperia, kur varferia ka arritur nivele te frikshme dhe kriza e korrupsioni kane mberthyer cdo qelize te vendit, kur borxhi i jashtem eshte ne kufirin e katastrofes dhe shteti e demokracia funksionale jane me te rrezikuar se kurre gjate ketyre dy dekadave, shqiptaret e kane kthyer fytyren tek opozita, si e vetmja shprese per ta nxjerre vendin nga bataku ku e kane futur qeveritaret e sotem. Ne nje situate te tille nevoja per aleanca e koalicione relativizohet per shkak te pakenaqesise ne rritje te njerezve te zhgenjyer dhe rritjes se besimit se vetem nje program si ai i Partise Socialiste mund t'ia ndryshoje
faqen vendit dhe jeten njerezve. Sa me siper, bazuar edhe ne rezultatet reale te zgjedhjeve te shkuara, si dhe ne trendin e majte te shumices se votuesve shqiptare une jam i bindur ne besimin e njerezve per te na dhene voten ne masen qe ne te sigurojme numrin e nevojshem te deputeteve per te siguruar mazhorancen qeverisese. Gjithsesi, koalicionet jane parazgjedhore, por ka edhe marreveshje paszgjedhore, ne varesi te rezultatit te zgjedhjeve dhe interesit e marredhenieve te forcave politike me njera-tjetren.
Debati per Presidentit ka kohe qe ka nisur, nderkohe qe kandidatura e vetme e veteshpallur deri me sot eshte ajo e Fatos Nano. Vihet re nje ndryshim i qendrimeve te PS-se ndaj ish-kryetarit te saj. A mund te jete Nano nje kandidat i PS-se?
Ka filluar pak si heret diskutimi per kandidaturat per postin e kryetarit te shtetit, edhe pse Presidenti eshte ne detyre dhe duke ushtruar funksionet e tij. Edhe sot qe flasim duhen me shume se dy muaj qe te hapet zyrtarisht fushata per lancimin e kandidaturave dhe gati dy muaj te tjere deri ne zgjedhjen e Presidentit. Nuk mendoj se ka pasur ndonje ndryshim te qendrimeve te PS-se ndaj kandidatures se veteshpallur te z. Nano. Ajo qe ka theksuar deri tani PS-ja per argumentin ne fjale eshte rendesia qe ka per ne transparenca e procesit, zgjedhja e nje kandidature konsensuale dhe qe te kete nje mbeshtetje sa me te gjere politike dhe jo vetem. A mund te jete Fatos Nano nje kandidat i PS-se? Kjo ceshtje, e hedhur ne tregun mediatik, sic e theksuam me lart, para kohe dhe ne menyre te sforcuar, as qe eshte diskutuar ne forumet dhe strukturat e partise. Dhe do te jene ato qe do ta diskutojne dhe do te vendosin ne kohen e duhur. Gjithsesi, personalisht mendoj se Fatos Nano i ka borxh nje shpjegim te hapur e te sinqerte Partise Socialiste dhe elektoralit te majte per qendrimet e tij politike qe pas humbjeve te zgjedhjeve te vitit 2005; indiferent dhe shperfilles ne vitet e para, pasi humbi pushtetin dhe me qendrime te hapura kunder interesave te PS-se ne zgjedhjet e vitit 2009 e 2011, sic e ka pranuar edhe vete publikisht.
A sheh Partia Socialiste nje emer nga mazhoranca, per te cilin do te pranonte dhenien e konsensusit?
E theksova edhe me lart qe per ne ka rendesi procesi dhe transparenca e zhvillimit te tij; nje emer konsensual do te ishte zgjidhja e drejte dhe e pranueshme nga palet ne Kuvend, por edhe e mirepritur nga opinioni publik. Une nuk flas ne emer te Partise Socialiste edhe sepse kjo ceshtje nuk eshte diskutuar akoma ne strukturat e saj, por e shoh te papranueshem qe ne te japim konsensusin tone per nje emer nga mazhoranca per postin e Presidentit te Republikes. Te gjithe ata qe jane sot ne strukturat drejtuese te mazhorances se sotme, ne nje menyre apo ne nje tjeter, jane te perlyer nga aferat e pushtetit; si ata qe kane lyer duart, por dhe ata qe me heshtjen e indiferentizmin e tyre kane qene realisht mbeshtetje per shtyrjen e vendit drejt gremines.
Cila do te ishte, sipas jush, rruga me e mire per te shmangur nje krize politike gjate procesit te zgjedhjes se presidentit?
Vendi eshte prej kohesh ne krize, madje jo vetem ne krize politike, por ne krize gjitheperfshirese. Rasti per ngercin qe mund te sjelle mosarritja e konsensusit per zgjedhjen e Presidentit mund te jete vete zgjidhja e krizes. Nese do te me lejohej nje figuracion krahasues me nje trup te semure qe lengon ne shtrat prej kohesh, nderhyrja kirurgjikale do te ishte vertet e dhimbshme dhe e mundimshme, por ajo do te ishte e domosdoshme per t'i dhene nje shans dhe nje shprese per ta kthyer ate perseri ne jete. Eshte e njejta gje ajo qe po ndodh me krizen qe po kalon vendi yne: sa me shpejt nje nderhyje kirurgjikale, d.m.th., renien e kesaj qeverie dhe zgjedhje te parakohshme me ane te nje qeverie teknike, aq me mire per vendin dhe aq me shpejt do te dale vendi nga gropa e zeze ku e ka futur kjo qeverisje jo vetem e paafte, por edhe e papergjegjshme.
Nje risi e PS-se gjate koheve te fundit eshte dhe afrimi rreth saj i kategorive sociale si ish te perndjekurit dhe ish pronaret. A nuk te sjell kjo nje perplasje ideologjike me vet kategorite qe perfaqeson e majta?
Ish te perndjekurit dhe subjektet e shpronesuara jane grupe shoqerore pjese e shoqerise shqiptare, te cilet, edhe pse kane kaluar me shume se dy dekada nga renia e sistemit komunist e kane te pazgjidhur problemin e tyre. Madje, eshte ngaterruar aq keq problemi i pronave dhe i te perndjekurve ne Shqiperi sa mundesia e zgjidhjes se drejte dhe pa pasoja sociale po duket gjithmone e me i veshtire. Partia Socialiste e sheh me shqetesim agravimin e situates per shkak te qendrimeve te papergjegjshme, klanore dhe korruptive te qeverisjes se sotme ne lidhje me keto dy probleme. Ajo nuk mund te qendroje indiferente ndaj kerkesave te vazhdueshme te ketyre dy grupeve shoqerore dhe eshte e prirur per zgjidhje sa me te shpejte, sic eshte shprehur edhe ne Programin e PS-se qe u miratua ne Kongresin e saj te nentorit te vitit te kaluar. Ky qendrim i hapur i PS-se nuk sjell asnje perplasje ideologjike, sic e quani ju, me kategorite sociale qe perfaqeson e majta. Ato jane dy probleme sociale te trasheguara qe duhet te gjejne zgjidhje dhe PS-ja eshte shprehur e prirur per respektimin e te drejtave te cdo shtetasi, per drejtesi, pavaresisht kostos qe duhet te paguajme per shkak te padrejtesive te se kaluares.