E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 21 prill u dënua me burg dhe gjobë

Më 21 prill 2009, Gjykata e Shkallës së Parë e Vlorës dënoi me 6 muaj burg dhe 500 mijë lekë gjobë kryetarin e Bashkisë së Himarës, i cili u shpall fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Në përfundim të hetimit gjyqësor, gjyqtari Shkëlzen Selimi e deklaroi Vasillaq Bollanon fajtor, sepse "nga shqyrtimi i çështjes në tërësi dhe nga vlerësimi i provave, rezulton se ka shpërdoruar detyrën e tij publike, duke urdhëruar heqjen dhe çmontimin e sinjalistikës rrugore në segmentin Llogora-Qeparo, pjesë e rrugës kombëtare Vlorë-Sarandë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›