Pone: Leksione studentëve të Tiranës për Demokracinë lokale
Të hënën do të nisë java Europiane e Demokracisë Lokale. Për këtë qëllim zëvvendësministri i Brendëshëm Ferdinand Pone ka zhvilluar një takim me dy rektorët e Universiteteve të Tiranës. Sipas zv/ministrit Pone qëllimi i kësaj jave është shprehja e demokracisë lokale por edhe rritja e pjesëmarrjes së qyetarëve në vendimmarrje. Me të dy rektorët është diskutuar për të zhvilluar disa leksione me studentët e universiteteve në lidhje me rëndësinë e demokracisë dhe të zhvillimit të saj.