E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specialistët, vlerësime për euron

Vlera e lartë e monedhës europiane gjatë verës, e cila përcaktohet si periudha kur leku shqiptar forcohet, ka ardhur si rezultat i uljes së shpenzimeve dhe ndikimit të krizës ekonomike në vendet fqinje. Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi deklaron se pavarësisht numrit të madh të pushuesve të huaj që kanë qenë këtë verë në Shqipëri, tendenca e tyre ka qenë për të kursyer .
 

Artan Gjergji, një tjetër ekspert i ekonomisë shpjegon se vlera e lartë e euros ka ardhur si rezultat i uljes së remitancave dhe krizës në vendet fqinje.
 

Ndërkohë në lidhje me muajt në vazhdim, specialistët deklarojnë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh të vlerës së euros kundrejt monedhës shqiptare, lekut. Euro, sipas tyre do të vazhdojë të qëndrojë në kuotën e 140 lekëve .
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›