E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, sekuestrohet punishtja me pije të rrezikshme për shëndetin

TIRANË- Në kuadër të operacionit të koduar "Redon", policia e kryeqytetit sekuestroi mbrëmjen e djeshme një punishte me pije alkoolike të palicencuar dhe të rrezikshme për shëndetin.

Përmes një njoftimi për mediat, policia bëri të ditur se ndaloi pronarin e punishtes, shtetasin Fatmir Haka, 54-vjeç, i akuzuar për konsumim të veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes të ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”.

Sipas policisë, punishtja e pijeve ishte e palicencuar dhe e paregjistruar në organet tatimore, duke iu shmangur kështu detyrimeve tatimore.

Materialet hetimore në ngarkim të 54-vjeçarit Haka i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›