E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi në Peshkopi: Koalicioni i 1 Prillit ktheu Partinë e Punës

Sokol Olldashi, Kandidati për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë udhëtoi drejt Dibrës për të prezantuar platformën e tij për drejtimin e Partisë më të madhe të së Djathtës në vend. Olldashi pati takime intensive me anëtarë dhe simpatizantë në Peshkopi, Maqellarë, Burrel, Bulqizë dhe në Klos. Nga Peshkopia, Olldashi akuzoi Ramën për politikë destruktive që me konfigurimin e ri në Parlament, rrezikon ta kthejë këtë institucion në një qeli paraburgimi. Olldashi tha se në listën  e deputetëve të PS-së, janë 30 deputetë me precedente penale dhe se koalicioni Rama-Meta i 1 prillit, ktheu Partinë e Punës.

Rikthimi në 1 Prill i Edi Ramës dhe Edi Ramës bashkë nuk është gjë tjetër vecse rikthimi I Partisë së vjetër. U rikthyen tek partia mëmë dhe ne kemi domosdoshmërisht nevojë që ti godasim, sic  kemi goditur Partinë mëmë në vitet 90. Edi Rama I 24 Qershorit është I njëjti I 22 Qershorit. Eshtë një prototip politik që kur ka qënë në pushtet ka prodhuar korrupsion, abuzivitet, klientelizëm. Është një prototip politik që në 8 vjet si lider i opozitës u pasqyrua të jetë vetëm një politikan destruktiv dhe së fundmi në listën e paraqitur për deputet ka bërë dicka të pa hasuar më parë jo vetëm në politikën shqiptare, po kudo : një keiminalizim i skajshëm I forcës politike që drejton. Janë 30 njerëz me precedent Brenda listave të Partisë Socialiste dhe jo më Brenda listave, por Brenda Parlamentit të Shqipërisë. Dhe Parlamenti i Shqipërisë nuk është qeli paraburgimi, nuk është vendi ku rrinë horrat dhe kriminelët tha Olldashi.

Gjatë bashkëbisedimeve me demokratët në Burrel dhe në Bulqizë, Sokol Olldashi foli për aksionin opozitar të përqëndruar në mbrojtjen e administratës dhe mbrojtjen e biznesit nga taksa progressive e Rames dhe blloku I shënimeve të Metës. Në referencë të  paketës për ristrukturimin e Partisë Demokratike, Olldashi kërkoi kthimin e aktivistëve të Partisë në një institucion të mirfilltë, duke sjellë në vemendje se gjatë qëndrimit në mazhoracë PD zbehu  lidhjen me militantët.

Instanca më e rëndësishme në Partinë Demokratike , nëse ne duhet të rikthehemi shpejt në shumicë duhet të jetë anëtari I thjeshtë I Partisë, militanti, të cilit nuk I dimë emrin. Nëqoftëse, ne nuk institucionalizojmë anëtarin e Partisë si hallkën më të rëndësishme tonën, do të kemi problem serioze tha ai.

Gara brenda Partisë Demokratike-deklaroi Olldashi në bashkëbisedimet me strukturat e demokratëve në Qarkun Dibër,  është një proces që duhet të fokusohet më shumë në ringritjen e Partisë Demokratike,  të kësaj strukture gjigante me bilancin e arritjeve më të suksesshme ne vend në këto 23 vite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›