E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikimet on-line, Mëhilli: Rama përgatit fshesën ndaj administratës

Aplikantet e partisë, do të furnizojë sektorin privat për të plotësuar vendet e punës

mehilliQeveria aktuale kundërshtoi ashpër nismën e kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama, për aplikimin on-line për punësim. Zëdhënësja e qeverisë, Erla Mëhilli tha se Rama me këtë propozim kërkon që të vendosi kontrollin mbi tregun e punës duke dëmtuar themelet e ekonomisë së tregut.
Deklarata
Në vijim të deklaratës, Mëhilli e quajti si anti-shtetërore këtë veprim i cili sipas saj shkatërron administratën publike. Unike dhe tejet e rrezikshme për tregun e punës është ideja se listat me aplikantët e partisë do përdoren jo vetëm për fshesë ne administratën publike, por për fshese partiake edhe për të punësuarit ne sektorin privat. Rama pretendon se me aplikantet  e partisë, të rekomanduarit e saj, do të furnizojë sektorin privat për të plotësuar vendet e punës. Pra, ai dëshmon se do bëjë çdo gjë për të kontrolluar nga selia mavi tregun e punës, tha Mëhilli. Duke ju referuar kohës kur demokratët erdhën në pushtet, zëdhënësja e Berishës tha se në vitin 2005 kishte vetëm 1% të punonjësve të administratës të diplomuar në vendet perëndimore, ndërsa sot ka mbi  21 % të tyre të shkolluar në universitetet me të mira  të këtyre vendeve.
Portali e-punësimi
Zëdhënësja e kryeministrisë bëri të ditur se qeveria aktuale vetëm pak muaj më parë ka vendosur pranë çdo qarku në vend, protalin e-punësimi i cili u jep mundësi të gjithë të papunëve në vend që të regjistrohen duke dërguar CVit dhe pritshmëritë e tyre për vendin e punës. Ne informojmë shqiptarët se pak muaj më parë me fonde dhe ndihmë teknike të qeverisë suedeze është ngritur dhe funksionon pranë Ministrisë së Punës dhe në të gjitha qarqet e vendit  portali i e- punësimit, në të cilin çdo i papunë, kudo që banon, aplikon on line me CV-ne e tij dhe pretendimin për vendin e pritshëm të punës. Po ashtu, çdo punëdhënës shpall on line në këtë portal vendet vakante në sipërmarrjen e tij, si dhe kërkesat që duhet të plotësojë punëkërkuesi për tu punësuar në atë  sipërmarrje, u shpreh Erla Mëhilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›