E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi në Shkup, Maqedonia ndihmë për veriun e Shqipërisë

Maqedonia jep ndihmesën e saj për rajonet e përmbytura në veri të Shqipërisë. Në Shkodër ka mbërritur ekipi i Drejtorisë për Menaxhimin e Krizave të Maqedonisë, i cili me anë të 7 pompave po thith ujin nga rajonet e përmbytura. Drejtori i kësaj drejtorie, Lupço Perdoski, tha se në Shkodër janë të pranishme edhe dy ekipe të tjera shpëtimi.

"Deri tani nuk kemi informacione për viktima. Po bëjmë përpjekje
maksimale që sa më shpejt të përballemi me situatën dhe prandaj jemi 24
orë në terren. Qyteti i Shkodrës po kërcënohet nga sasi të mëdha uji që
derdhen nga lumenjtë dhe bjeshkët. Vendbanime të tëra dhe një numër i
madh fshatrash nuk kanë komunikim me qytetin", tha Lupço Perdoski,
Drejtoria për Mbrojt. dhe Shpëtim, Maqedoni.

Ndërsa, Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë
Sokol Olldashi  tha se në rast nevoje, do të kërkojë nga autoritetet e
Maqedonisë të mbyllin plotësisht lëshimin e ujit në Drinin e Zi.

Ndërkohë autoritetet shqiptare thanë se banorët e rajoneve të përmbytura
po furnizohen çdo ditë me ushqime për vete dhe për bagëtitë e tyre. Me
ndihmën e Italisë dhe Malit të Zi, së shpejti do të fillojë thellimi i
grykëderdhjes së lumit Buna dhe pastrimi i shtratit të tij.

Miki Trajkovski  

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›