Spahia: PLL trashëgimtarja më e mirë e traditave shqiptare
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia gjatë një takimi me banorë të njësisë bashkiake Nr. 11 në Tiranë, u shpreh se PLL është partia e kujtesës historike dhe trashëgimtarja më e mirë e traditave shqiptare, parti e cila përpiqet të realizojë idealet e veta me vullnetin e përgjithshëm të popullit.
Duke u ndalur tek ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e premte në Qerret, ku një aktivist i Partisë Demokratike u qëllua për vdekje, Spahia theksoi faktin se filozofia e dhunës është tipike për të majtën në përgjithësi, e cila sipas tij që në fillimet e saj e ka përdorur si një mjet për të ardhur në pushtet. Gjatë këtij takimi, kryetari i PLL-së, ka prezantuar edhe kandidaten për deputete të PLL-së në njësinë 11 në Laprakë, Zhaneta Ndregjoni.