E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH, pagesë me këste për banorët e Bathores

OSSH ka nisur një projekt për konsumatorët në Bathore, një nga zonat më problemeatike të kryeqyetit për arkëtimet e faturave elektrike. Ky projekt i jep mundësinë banorëve të Bathores, të cilët nuk kanë shlyer detyrimet të paguajnë pjesë-pjesë faturat e parapambetura së bashku me faturën e çdo muaji.
“Projekti i financës konsiston në rritjen e arkëtimeve. Është zgjedhur zona e Bathores për faktin se në këtë zonë janë bërë një sërë investimesh, kryesisht në linjën abc, gjë që bën të pamundur ndërhyrjen në rrjet nga jashtë. Risia e këtij projekti është edhe marrëveshja që ne bëjmë me konsumatorët tanë për pagesat e pjesshme, ose thënë ndryshe, pagesat me këste. Në varësi të kushteve të tij ekonomike, ne i përshtatemi konsumatorit, duke i ofruar një klimë sa më të mirë.”
Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrikë është duke bashkëpunuar me pushtetin vendor për të konstatuar konsumatorët me vështirësi ekonomike. Sipas OSSH në rast se faturat nuk do të paguhen, do të kalohet në masa drastike duke ndërprerë energjinë ose ndjekje penale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›