E Diel, 1 Nëntor 2026

Olli Rehn: Kriza ekonomike nuk do e ndalojë integrimin e vendeve të Ballkanit në BE

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn ka garantuar dje se do të përshpejtohen ritmet e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, duke mos u ndikuar nga stepjet që mund t’u shkaktohen ekspertëve prej efekteve të krizës së përgjithshme ekonomike

TIRANE - Bashkimi Evropian duhet që të zgjerojë kufijtë e vet drejt të gjitha vendeve të
Ballkanit Perëndimor pavarësisht krizës ekonomike botërore që ka dhënë ndikimin
e vet edhe në rajonin tonë.
Kjo është deklaruar nga Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn pas vizitës që fundit që kreu në Breograd.
“Kriza globale financiare që ka ardhur si pasojë e dështimit nuk duhet që të rrezikojë integrimin e afërt në Bashkimin Evropian të Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Rehn.
Në këtë kuadër komisioneri evropian rikujtoi se zgjerimi i BE-së në vendet e Evropës Lindore ishte faktori kyç i konkurrueshmërisë ekonomike, forcimit të stabilitetit politik, demokracisë dhe shtetit ligjor në këto vende.
Vetëm pak kohë më parë ishte Ministri Britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Miliband, ai që gjatë një vizite në Beograd deklaroi se anëtarësimi i të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke përfshirë edhe Serbinë, do të sigurojë përparim dhe stabilitet në mbarë rajonin.
“Duam që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë në BE, e jo vetëm Serbia, meqë kjo do të sigurojë prosperitet dhe stabilitet në rajon”, deklaroi Miliband në kryeqytetin serb.
Ndërkaq homologia e tij austriake, Ursula Plassnik, ka deklaruar se pret që në dekadën vijuese i tërë Ballkani të integrohet në Bashkimin Evropian.
“Nisem nga fakti se deri në vitin 2018 të gjitha e Ballkanit Perëndimor do t’i plotësojnë standardet e BE-së dhe në tërësi do t’i zbatojnë kriteret dhe kështu të mund të bëhen anëtare të Unionit”, ka thënë Plassnik në një intervistë për gazetën austriake Standard.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›