E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini nuk shkulet nga bashkia, s’jeton dot pa para e pa parti

Këshilltarët elektoralë të kreut të ylberistëve po marrin në konsideratë idenë që Edvini të mos paraqitet fare në listat e kandidatëve për deputetë, duke mbajtur peng bashkinë e Tiranës, në mënyrë që ajo të mos dorëzohet, pas humbjes së pritshme në zgjedhje. Lajmi po përhapet si testim tek mediat partnere, në mënyrë që të matet dëmi që do shkaktohet kur të merret vesh pozicioni frikacak, që do të ndjekë kryetari në detyrë i PS-së

TIRANE - Droja e disfatës në zgjedhjet e afërta parlamentare e bashkë me të edhe e devizës së tij për politikë të re, duke se qëndrojnë në bazë të vendimit të mundshëm të kryesocialistit Edi Ram për mos garuar për deputet në përballjen elektorale te 28 qershorit. Që prej ardhjes në krye të socialistëve shqiptarëve, përmes një Kongresi
të Jashtëzakonshëm me zhvillime aspak të zakonshme, Rama që mbante asokohe vetëm postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është gjendur gjatë gjithë kohës
i dyzuar mes dilemës së tij për të zgjedhur njërën nga dy angazhimet. Shumëkush,
jo vetëm kundërshtarët e tij në selinë rozë të etiketuar rëndom si “nanoistë”, ka deklaruar me të drejtë se qenia në postin e kryebashkiakut e ka bërë në fund të fundit Edi Ramën atë që është nga pikëpamja e fuqisë financiare sesa nga ajo e politikbërjes, fuqi me të cilën kreu i PS-së arrin që të diktojë zhvillimet në kampin e majtë. Për këtë arsye jetike dhe jo aq nga “droja e thyrjes së kontratës morale” me qytetarët e Tiranës që i kanë dhënë votën, bën që heqja dorë nga ky ofiq të jetë i pamundur. Duke mos garuar vetë kryesocialisti mendon se kështu ka më pak përgjegjësi për të marrë mbi vete e në rast humbjeje mund t’i shmanget dorëheqjes së pashmangshme sipas statutit. Lajmi së pari është vendosur të hidhet si trafik mediatik në fletoret partnere e të blera prej tij, e më pas edhe të zyrtarizohet në Asamblenë Ylberiste, ku tashmë dihet se s’ka mbetur më asnjë zë “ndryshe” a “kundër”.
Brenda PS-së, kjo “skemë” e Edi Ramës, lexohet si asgjë më shumë se “frikë”, që kryebashkiaku ka për humbjen e postit të kryetarit të PS-ës. Të paktën pas humbjes në zgjedhje, ai mund të jetë një kryetar bashkie në Tiranë.
Në këto pak muaj, para datës së zgjedhjeve që kanë ngelur, Edi Rama, më shumë duket se po tregon kujdes që në listat e kandidatëve për deputetë, të jenë miqtë e rrethit të tij, duke përjashtuar emrat e vjetër të PS-ës nga mundësia e përzgjedhjes si kandidatë për deputetë.
Burime brenda PS-së, e lidhin moskandidimin e vetë Edi Ramës për deputet, edhe me alibinë që ai kërkon të ketë në dorë, sipas së cilës i njeh të drejtën vetes që të zgjedhë kë të dëshirojë ai, në listat e kandidatëve për deputetë.
Në bazë të kësaj tendence të Edi Ramës, burime brenda PS-ës, bëjnë të ditur gjithashtu se, në vendet e para të listave të kandidatëve për çdo qark, pritet të jenë “të sigurtit” e zgjedhur nga Edi Rama, por që nuk gëzojnë popullaritet, për sigurimin dhe ruajtjen e votës.
Këtë e ka paralajmëruar edhe vetë Edi Rama, në deklarimin e tij para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, ku bëri ët ditur se, në krye të listave të kandidimit nëpër qarqe nuk do të jenë më “gjeneralët”, por do të jenë figura të spikatura të qarqeve përkatëse, si dhe femrat, për të bërë të mundur plotësimin e kuotave të premtuara të pjesëmarrjes së grave në parlament. Me termin “gjeneral”, Rama kishte parasysh deputetë aktualë të PS, figura të hershme të PS.
Qëndrimi i frikur i Edi Ramës pason edhe me një tjetër pasiguri që demonstrohet prej tij. Kjo pasiguri, lidhet me mos përcaktimin ende as të atyre emrave që ai mendon ti kandidojë, të qarqeve rrespektive, ku ata mund të kryesojnë listat e kandidimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›