E Diel, 1 Nëntor 2026

“PD do të fitojë sërish zgjedhjet parlamentare të qershorit”

Festohet në Korçë 18-vjetori i themelimit të PD-së

Në qytetin juglindor të Korçës është përkujtuar dje 18-vjetori i krijimit të Partisë Demokratike në këtë qytet. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Ridvan Bode, i pranishëm para simpatizantëve dhe anëtarëve, u shpreh i vendosur se PD do të fitojë sërish zgjedhjet parlamentare të qershorit. “PD në këtë rreth ka shtuar radhët me anëtarë të rinj dhe ne në këtë 18 vjetor ndihemi krenarë pasi qeverisja e PD me aleatët e saj ka rikthyer besimin tek vlerat e demokracisë”, u shpreh Bode. Sipas Bodes, gjatë këtyre viteve që djathta ndodhet në pushtet, Shqipëria ka bërë përparime të dukshme në të gjitha drejtimet.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›