Kryesocialisti braktiset nga të rinjtë, takimet degjenerojnë në auditorë me pleq
Gjetjet masovike të Edvinit me xhufka e me fëmijë nuk i tërhoqën dje të rinjtë as në Ersekë, duke e katandisur aktivitetin e pritshëm të “politikës së re” në një grumbullim të moshës së tretë
TIRANE - Pavarësisht se nuk i honeps dot për shkak se i kujtojnë nomenklaturën e vjetër të Partisë së Punës së Shqipërisë që cilën ai dikur formalisht e shante ashpër për protagonizëm politik sesa si bindje vetjake, të moshuarit veteranë kanë qenë përcjellësit krysorë të fjalimit standard që kryesocialisti Edi Rama mbajti dje në qytetin e Ersekës. Ashtu si në rrethe të tjera, Rama ndërsa kishte llogaritur që në sallë të kishte të rinj “vullnetarë të ndryshimit”, ndërsa ka konstatuar, sërish jo pa nervozizëm se nuk ka pasur veçse ca pleq në sallën e mbledhjes me “vullnetarë”.
Sikurse edhe një ditë më parë në Korçë, të vetmit të rinj që shoqëronin Edi Ramën në Ersekë, ishin disa dhjetëra që ai kishte mundur ti merrte me vete dhe që kishin për detyrë të tundnin pas shpinës së Edi Ramës xhufkat me ngjyrat ylberiste.
Një ditë para takimin në Ersekë, një pamje “e akullt” dhe “indiferente” ndeshi Rama edhe në Korçë, kur pas rreth dy orë pritjesh në sallën e takimit me të rinj “vullnetarë”, u mblodhën vetëm disa pleq. Kjo pamje aspak e kënaqshme për Edi Ramën, bëri që ai t’ju hakërrohej strukturave drejtuese lokale të PS-së së Korçës.