E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me zgjedhjet e 28 qershorit do të çlirojmë PS-në nga Edi Rama

Kreu i LSI-së, Ilir Meta sulmon kryesocialistin nga Korça

TIRANE - Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka sulmuar ashpër që nga qyteti i Korçës kreun socialist Edi Rama duke deklaruar se “me zgjedhjet e 28 Qershorit do të zgjidhet edhe kriza që ka përfshirë marrëdhëniet e LSI me Partinë Socisliste, por duke larguar kreun e kësaj të fundit”.
Gjatë konferencës së Lëvizjes së Gruas për Integrim që u zhvillua në këtë qytet Meta tha se “ne e ndajmë Partinë Socialiste nga Edi Rama e këtë krizë do ta zgjidhim me zgjedhjet e 28 qershorit”. Nisur edhe nga zhvillimet e fundit në LSI, Meta e vlerësoi si “hipokrizi politikën e re” të paraqitur nga homologu i tij në krye të PS-së.
“Të gjitha zhvillimet e muajve të fundit tregojnë qartë se të gjithë ne, dhe shqiptarët tashmë kanë të bëjnë vetëm me dy përfaqësues të një kaste që kanë vetëm interesa ekonomike mes njëri-tjetrit. Ne e ndajmë lidershipin e PS-së nga Partia Socialiste, sepse ai jo vetëm që është një mish i huaj brenda kësaj partie dhe vetë së majtës, por besojmë se edhe vota e 28 Qershorit do ta zgjidhë vetë këtë krizë, ku ndodhet sot kjo parti e majtë”,  deklaroi kreu i LSI-së.
Kryetari i LSI-së Meta premtoi se në rast të fitores së partisë që drejton do të miratojmë menjëherë ligjin për moshën e tretë dhe rishikimin e skemës së pensioneve, si dhe forcimin e pozitës së gruas në familje nëpërmjet punësimit të saj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›