Olli Rehn: Nuk i shoh bojkotet si formë evropiane e opozicionit

Reagimet e djeshme të Brukselit
Pas zhvillimeve te fundit politike ne Shqiperi, Komisioni Europian reagon duke bere thirrje per pjekuri e stabilitet politik ne vend. Kete qendrim dha per një rrjet televiziv të Tiranës komisioneri Olli Rehn i pyetur mbi protesten 3 ditore te opozites dhe deklaratat per zgjedhje te parakohshme nese nuk rihapen kutite e votimit. "Mendoj se do te ishte e rendesishme qe ne kete moment te garantohet qe Shqiperia te tregoje pjekuri dhe stabilitet politik. Dhe une nuk i shoh bojkotet e parlamentit si nje forme europiane e te berit te kesaj gjeje", thekson Rehn.