Zëvendëskryeministri Ilir Meta, niset për vizitë zyrtare në Kosovë
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta niset sot për vizitë zyrtare dyditore në Kosovë, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni. Gjatë vizitës do të zhvillohen bisedime zyrtare dypalëshe mes dy delegacioneve si dhe do të nënshkruhet Protokolli i Bashkëpunimit mes dy Ministrit të Punëve të Jashtme.
Gjithashtu përveç bisedimeve zyrtare, Meta do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta gjithashtu do të ketë takime te veçanta me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Markus Bentli; drejtues të partive politike, përfaqësues të komuniteteve pakicë, përfshi atë serb.