E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca mafioze që po përfaqëson Edi Rama do të shpronësohet nga pasuritë e vëna me krim e kontrabandë

Kryeministri Sali Berisha ka garantuar dje se “aleancës punisto-mafioze do t’ia shkulim të gjithë dhëmbët e dhëmballët me darën e ligjit”, duke vijuar çlirimin e vendit nga vjedhjet e trojeve e të pasurive, siç u veprua ditë më parë me mijëra metra katrorët e grabitur në qendër të Tiranës
 
Kryeministri Sali Berisha, ka komentuar sërish dje ultimatumin e Edi Ramës për hapjen e kutive të votimit. Berisha i ka vlerësuar se qëndrime të tilla si lëvizje punisto-mafioze, që do të marrin përgjigjen e duhur ligjore. Ai ka garantuar se këto aleanca punistomafioze nuk do të mund të dhunojnë rendin demokratik dhe legjitimitetin e institucioneve kushtetuese të vendit.
“Ajo çka unë i garantoj aleancës punisto-mafioze është se me darën e ligjit do t’ua shkulim një nga një dhëmbët dhe pastaj dhëmballët. Nuk do u mbetet gjë në gojë. Ky operacion i çmontimit të kësaj aleance ka nisur dhe provë është çlirimi i një sipërfaqeje toke në qendër të Tiranës”, deklaroi kreu i qeverisë.
Në vijim të komentit për ultimatumet e opozitës, kryeministri Berisha tha se përmes tyre ai vetëm sa angazhohet më tepër. “Ultimatumet e aleancës punisto-mafioze i marr si nder. Më bëjnë nder mua, rendit kushtetues të vendit dhe ne do të vazhdojmë me përpjekjet dhe projektin tonë europian”, deklaroi Berisha.
Këto komente të tij, shefi i mazhorancës i bëri në përfundim të një mbledhje me deputetët demokratë të zgjedhur në Qarkun e Tiranës, ku u diskutua dhe u vendos për punën që ata duhet të bëjnë në të gjithë organizatat e partisë, për përkujtimin e lëvizjes s studentore të 8 dhjetorit.
Sikurse mësohet nga burime, pjesëmarrëse në këtë mbledhje, aktiviteti i deputetëve do të shkojë në dy linja: përgatitja dhe organizimi i njerëzve për festimet e 8 dhjetorit për të përkujtuar rrëzimin e diktaturës komuniste në vend si dhe bërja publike të aferave korruptive të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Duke folur për mediet, kryeministri Berisha i komentoi aktivitetet e 8 dhjetorit si një manifestim të idealeve evropiane të shqiptarëve dhe absolutisht jo si një antimiting. Ai kujtoi se 19-vjetori i rrëzimit të komunizmit gjen në pushtet pikërisht ata që përmbysën diktaturën. “Ky përvjetor gjen në pushtet ata që përmbysën diktaturën dhe shembën Murin e Berlinit. Ky përvjetor gjen shqiptarët me idealin e tyre euroatlantik të shndërruar në realitet, e gjen Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s. Ky përvjetor i gjen shqiptarët pas vendimit të 16 nëntorit për miratimin e kërkesës për anëtarësim në BE, më pranë lëvizjes së lirë”, u shpreh më tej Berisha
 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›