Olli Rehn: “Të luftohet korrupsioni dhe të mbahen zgjedhje sipas standardeve të BE-së”
Komisioneri europian për Zgjerimin, Olli Rehn, është shprehur dje në një intervistë për një televizion shqiptar se Shqipëria ka ende punë për të bërë në luftën kundër korrupsionit. Ndërsa ka vlerësuar aspektet pozitive të progres-raportit të Komisionit Europian, Rehn ka vënë theksin në domosdoshmërinë e vazhdimit të reformave. Ai e ka cilësuar të rëndësishëm furnizimin e vendit me energji elektrike, thellimin e luftës kundër korrupsionit si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Pikërisht këto janë kushtet kryesore për të vazhduar rrugën pa pengesa drejt integrimit në Bashkimin Europian. “Shqipëria e ka zbatuar pa pengesa Marrëveshjen e ndërmjetme të Stabilizim-Asociimit, që është diçka pa dyshim tepër pozitive. Tani është e rëndësishme që Shqipëria të garantojë se zgjedhjet e vitit që vjen do të zhvillohen në përputhje me të gjitha standardet europiane. Ky është një test për pjekurinë politike, për stabilitetin politik dhe për demokracinë e vërtetë. Për këtë arsye është e rëndësishme të bindim Bashkimin Europian dhe vendet anëtare të tij në këto aspekte para se të mund të lëvizim përpara në procesin e përafrimit të Shqipërisë”, - është shprehur komisioneri Rehn. Gjatë fjalës së tij, Rehn përshëndeti klimën politike në vend dhe ekzistencën e një konsensusi ndërpartiak për objektivat europiane. “Bazuar në konsensusin ndërpartiak për çështjet e integrimit në BE, reformat politike kyçe po avancojnë, duke përfshirë këtu edhe reformën zgjedhore. Një nga sfidat kyçe që Shqipëria ka përpara janë zgjedhjet e vitit 2009. Gjithashtu ajo duhet të forcojë më tej shtetin ligjor dhe kapacitetet
siç janë reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore, teksa vlerësohet edhe konsensusi mes forcave politike.
7 Nentor 2008