Rama: “Korrupsioni, një problem serioz Berisha, një kryeministër dështak”
Kreu i PS-së: Skandaloz qëndrimi i Berishës, që flet për suksese të qeverisë. Rama komenton Progres-Raportin e Komisionit Europian për Zgjerimin
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e ka cilësuar skandaloz qëndrimin e kryeministrit Berisha, i cili është përpjekur ta komentojë si sukses përmbajtjen e Progres-Raportit të Komisionit Europian për Zgjerimin. Rama tha se Raporti theksonte qartë se në Shqipëri korrupsioni mbetet ende një problem serioz dhe masiv. Sipas kreut të PS-së, kryeministri Berisha jo vetëm dështoi që të mbante premtimin në luftën kundër këtij fenomeni, por me paturpësinë më të madhe është përpjekur të manipulojë dhe të anashkalojë këtë problem, që theksohet qartë në Progres-Raportin e Komisionit Europian. “Nuk jam habitur, por vazhdoj të skandalizohem me qëndrimin e turpshëm të radhës të kryeministrit të Shqipërisë, i cili me ta marrë këtë raport nga duart e Ambasadorit, pa e lexuar dhe jo më analizuar, del në konferencë shtypi e flet për suksese, në vazhdën e një strategjie të shëmtuar abuzimi konstant me publikun, që, siç jeni edhe dëshmitarë, u materializua edhe në mocionin për debat të ditës së hënë në Parlament”, - tha Rama.
Akuzat
Kryetari i Partisë Socialiste tha se kryeministri Berisha u tregua i padrejtë kur e komentoi raportin si të sukseshëm, përderisa në të thuhet qartë se Shqipëria vazhdon të ketë probleme nga politika 17-vjeçare që po e mban peng. Rama tha se Progres-Raporti nuk mund të cilësohet si i suksesshëm përderisa në të përmenden si problematikë: “ligji i prokurimeve publike që bie në kundërshtim me legjislacionin e BE-së", "pastrimi i parave”, “trafiku i drogës”, "krimi i organizuar dhe trafikimi i qenieve njerëzore”. Rama tha se kryeministri Berisha është sjellë në mënyrë të padenjë dhe vazhdon të mohojë të vërtetat e tij për Gërdecin dhe për lidhjet e tij me sekserin Damir Fazlliç. Kreu i PS-së tha se opozita nuk gëzohet me kritikat që shprehen në Raportin e Komisionit Europian për Zgjerimin, por Rama theksoi se këto kritika janë shprehje e qartë që Shqipëria po bën hapa mbrapa me këtë qeverisje. “Nuk kemi asnjë arsye të gëzohemi ne opozitarët shqiptarë nga konstatimet shumë shqetësuese të Progres-Raportit të Komisionit Europian, por duke qenë se ato janë tregues të një Shqipërie që zvarritet, ndërkohë që Europa fluturon përpara, arsyet për të mos u gëzuar janë edhe më të mëdha, ndërkohë që na revolton paturpësia e Sali Berishës dhe korri i oborrtarëve të tij që jo vetëm nuk kanë asnjë aftësi për ta çuar këtë vend përpara, jo vetëm që nuk kanë asnjë përgjegjshmëri në raport me detyrën karshi shqiptarëve, por nuk kanë as edhe një skrupull në përpjekjet për të fshehur të vërtetat e hidhura të keqqeverisjes së tyre, me gënjeshtra dhe shpifje, madje edhe akuza për opozitën”, - tha Rama.
Ndryshimi
Kryetari i PS-së, Edi Rama, tha se era e re e ndryshimit që ka filluar në SHBA pas fitores së Obamës do të reflektohet në Shqipëri edhe në zgjedhjet e vitit 2009, ku kryeministri më i dështuar Sali Berisha do të ndëshkohet me votën e të gjithë shqiptarëve. “Era e madhe e ndryshimit, që filloi të fryjë dje në SHBA, pa asnjë dyshim do të fillojë të fryjë qershorin e ardhshëm edhe në Shqipëri, kur shqiptarët do t'i japin Sali Berishës dhe oborrtarëve të tij shuplakën e merituar për 4 vjet premtime të pambajtura dhe dështime të padurueshme”, - tha kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
7 Nentor 2008