E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Marrëveshja Ahmeti-Gruevski, skandaloze

Shkup -Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi ka theksuar se partia e tij këtë javë do të prononcohet lidhur me kandidimin në zgjedhjet presidenciale të 22 marsit. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në tubimin me qytetarët në Butel të Shkupit ka drejtuar tone kritike kundër partnerëve të koalicionit dhe pazareve të tyre që sipas tij janë në dëm të shqiptarëve.

“Unë vlerësojë se është skandaloze marrëveshja midis Ahmetit dhe Gruevskit që BDI të përkrahë Gruevskin në zgjedhjet e 22 marsit për president, ndërsa si shpërblim në vitin 2014 të ketë një president shqiptar. Kështu flasin vetëm diktatorët, sepse qytetarët vendosin vet. Gabimi i dytë katastrofal është se në këtë mënyrë po përcaktohen sukseset e njerëzve të thjeshtë, qoftë të jenë ata shqiptarë apo maqedonas”, ka theksuar kryetari i PDSH-së.

Sipas tij, PDSH është një faktor politik në Maqedoni që din të artikulojë pozicionin e saj politik dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve. “Por nga ana tjetër kjo situatë që është krijuar për PDSH-në është një dhjetëshe, sepse nxjerrë në pah se këto dy parti VMRO-DPMNE dhe BDI si dhe udhëheqësit e tyre tregojnë se nuk kanë kurrfarë principe morale, kombëtare e shtetërore, por prinicipi i tyre është që sa më lehtë të arrijnë fitore”, ka theksuar kryetari i PDSH-së.

Sipas tij, PDSH deri në fund të kësaj jave do të prononcohet lidhur me kandidimin ose jo të saj në zgjedhjet presidenciale.”Mendoj se deri në fund të javës ose do ta efektivizoj vendimin ose do ta ndërpres, kryesia qendrore ka sjellë vendim që mos të dalim me kandidat po unë ende kam dilema” , ka theksuar Thaçi.

Lidhur me kandidaturën e kryetarit të Demokracisë së Re (DR), Imer Selmani, Thaçi ka shtuar se ajo është një tendencë joserioze, ku në këto mentalitete që kemi krijohet një bindje se mund të përsëritet diçka e tillë si zgjedhja e presidentit të SHBA-ve, afroamerikanit Barak Obama. “Në Maqedoni tani për tani vështirë mundë të ndodhë diçka e tillë, se kemi histori dhe koncepte tjera sa i përket ndërtimit të shtetit dhe mentaliteteve shoqërore e etnike”-vijoi më tej ai. ina

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›