E Diel, 1 Nëntor 2026

Olsi Krasniqi në ekipin e parë

Olsi (Bezhani) Krasniqi është një nga të rinjtë e paktë shqiptarë që praktikojnë regbinë, megjithatë talenti i tij është i padiskutuar. Aftësitë e 16-vjeçarit nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga trajnerët e Harlekuins Regbi Ligë. Me paraqitjet e tij, fillimisht Krasniqi ka siguruar një vend në përfaqësuesen Under-16 të Anglisë, ndërsa së fundmi ai është ftuar të zhvillojë fazën përgatitore me ekipin "A" të Harlekuins-it. "Duke parë paraqitjet e tyre gjatë sezonit në Akademi, Xhemi O‘Kallagan, Maks Eduards dhe Olsi Krasniqi janë ftuar që t‘i bashkohen ekipit të parë gjatë fazës përgatitore", thuhej në faqen zyrtare të klubit të regbisë. Në shkurt 2008, djaloshi nga Shqipëria ka firmosur një kontratë profesioniste me skuadrën londineze, pasi vlerësohet si një talent i jashtëzakonshëm në këtë sport.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›