Konflikt për pronën në Baldushk, godet fqinjin me sëpatë në kokë
TIRANE – Konflikti për pronën është bërë shkak për një përplasje fizike mes dy personave komshinj mes tyre, në Baldushk të Tiranës.
Policia arrestoi autorin e krimit disa orë pas ngjarjes, ndërsa ai ka pranuar autorësinë e vrasjes së mbetur në tentativë. Fqinji i plagosur në kokë me sëpatë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Mbrëmjen e të dielës rreth orës 20:00 Nexhip Salla, është grindur me fqinjin e tij, Veiz Qosja, rreth 45 vjeç. Shkak për konfliktin mes tyre sipas policisë, ka qenë një mosmarrëveshje që kanë pasur më parë fëmijët e tyre. Zënka duket se ka filluar për motive pronësie dhe kishte mbetur e pazgjidhur prej kohësh. Pas grindjes që ka ndodhur pasditen e së dielës, në mbrëmje rreth orës 20:00, Nexhip Salla, ka filluar sherrin sërish me fqinjin e tij. Këtë radhë ai kishte me vete edhe një sëpatë, me të cilën e ka goditur në grindje e sipër fqinjin. Nga goditja Veiz Qosja ka marrë një plagë të rëndë në kokë. I dëmtuari është nisur për në spitalin civil në Tiranë, ndërsa në vendin e ngjarjes k mbërritur policia e komisariatit nr.1. Sipas policisë, autori kishte mundur të largohej pak kohë, por patrullat e policisë kanë mundur të gjejnë vendndodhjen e tij. d.b